Udhëheqësit e BE-së do të kërkojnë të rrisin presionin e sanksioneve ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kështu thuhet në deklaratën e tyre pas samitit të komunitetit në Bruksel. Theksohet se "BE-ja do t'i ofrojë mbështetje të palëkundur Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme", raporton AFP.
Ndihma totale e BE-së dhe vendeve anëtare të saj për Kievin që nga fillimi i konfliktit arrin në 67 miliardë euro, nga të cilat furnizimet ushtarake përbëjnë 12 miliardë euro.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka kërkuar gjatë takimeve dypalëshe me liderët evropianë në Bruksel avionë luftarakë ndërsa vendi i tij përgatitet për ofensivën pranverore të Rusisë. Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se "edhe nëse aleatët evropianë vendosin të dërgojnë avionë luftarakë në Kiev, ata nuk mund të dërgohen në "javët e ardhshme".
Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë në të ardhmen e afërt, duke thënë se kjo do të ishte si “kalimi nga ngasja e një biçiklete në drejtimin e një makine të Formula 1”, raporton Daily Telegraph.
Turneu i Zelenski në Evropë për të kërkuar mbështetje ushtarake vjen në mes të një ofensive të intensifikuar ruse përgjatë gjithë frontit nga Lugansk përmes Doneckut në rajonin e Zaporozhies. Kremlini ka vendosur edhe një herë një afat që ushtria e tij të pushtojë plotësisht territoret e rajoneve të Luganskut dhe Doneckut deri në fund të shkurtit.Lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski deklaroi se është kundër vazhdomit të mbështetjes së liderit ukrainas Vollodimir Zelenski nga ana e shtetitë "Të gjitha paratë duhet të shkojnë për qytetarët bullgarë, gjithçka duhet të jetë brenda për..
Duke komentuar deklaratën e djeshme të liderit të Grupit Parlamentar "Demokraci, të Drejta dhe Liri - DPS" Xhevdet Çakarov se partia e tij mund të rishqyrtojë mbështetjen e saj për shumicën në parlament, kreu i GERB-it Bojko Borisov deklaroi sot se..
Puna e gazetarëve të mediave më të vogla në Bullgari është veçanërisht e vështirë, sipas raportit vjetor të Këshillit të Evropës, të paraqitur në Bruksel. Në përgjithësi për Evropën, vihet re se në vendet e pjesës qendrore dhe lindore të kontinentit,..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më..