Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdon zhvendosja e drerëve në Rodope

Foto: rewilding-rhodopes.com

17 drerë të kuq (Cervus elaphus) dhe 96 drerëugar (Dama dama) janë zhvendosur në Rodopet Lindore këtë dimër, raporton fondacioni “Rodopet e Egra”. Kafshët janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe nuk do të gjuhen në 5 vitet e ardhshme. Me to, numri i përgjithshëm i drerëve të rinj të të dy llojeve të lëshuara në male në dhjetë vitet e fundit i kalon 650. Kjo është rifutja më e madhe e drerëve në Bullgari.

“Qëllimi ynë është të rivendosim dy nga tre llojet e drerëve që gjenden në Bullgari, në të gjithë Rodopet Lindore”, shpjegon Stefan Avramov, ekspert në “Rodopet e Egra”. Deri në fund të shkurtit të këtij viti, në zonë do të zhvendosen edhe 35 drerë të kuq, diversiteti biologjik i të cilëve është ndër më të ruajturit në Evropë.

Dreri i kuq dhe dreri ugar ishin të përhapur në të kaluarën në trojet bullgare. Dreri ugar është paraqitur në sende të ndryshme bizhuterish nga epoka thrakase dhe mbetjet e eshtrave të tij janë gjetur pothuajse në të gjitha vendbanimet prehistorike bullgare. Supozohet se ai u shfaros nga njeriu në mesjetën e hershme, dhe në fillim të shekullit të kaluar filloi restaurimi i specieve në Bullgari.

Dreri është një objekt interesant për turistët, alpinistët dhe fotografët për të vëzhguar dhe fotografuar, dhe sipas ekologëve, rritja e popullsisë së tyre do të ndihmojë në vendosjen e zonës si një destinacion turistik i preferuar gjatë gjithë vitit.

Qëllimi përfundimtar i ekipit të fondacionit “Rodopet e Egra” është që të ketë të paktën 50 drerë të kuq dhe 300 drerë ugar në Rodopet Lindore pas pesë vjetësh.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Fondacioni “Rodopet e Egra”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Bullgare e së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel po përgatitet për 24 Majin

Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më bullgare - Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit Bullgar, Arsimit dhe Kulturës,..

botuar më 25-05-16 6.55.PD

Agjencia sociologjike "Mjara": 63% e bullgarëve mbështesin idenë e një referendumi për euron

Ideja e një referendumi për euron mbështetet nga 63.3% e bullgarëve kundrejt 35.3% që janë "kundër". Kjo tregohet nga një sondazh i pavarur nga agjencia sociologjike "Mjara", i kryer midis 10 dhe 13 majit midis 803 personave dhe që përfaqëson..

botuar më 25-05-14 5.08.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev: Shumica po shkon drejt eurozonës, por po e largon Bullgarinë nga Evropa

Nga frika e votës së qytetarëve bullgarë në një referendum mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të futur euron në vitin 2026, sot shumica e re në Parlament shkeli Kushtetutën dhe ligjet, duke përdorur kryetarin e Asamblesë Kombëtare. Kështu shkroi..

botuar më 25-05-13 6.38.MD