Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët preferojnë të udhëtojnë, por të jetojnë në atdheun e tyre

Foto: arkiv

36% e njerëzve në botë do të emigronin menjëherë nëse u jepej mundësia. Bëhet fjalë kryesisht për të rinj nën 34 vjeç, në një situatë të vështirë ekonomike dhe me mundësi të kufizuara për udhëtim falas. Këto janë rezultatet e një sondazhi ndërkombëtar të opinionit publik të kryer nga asociacioni “Gallup International” në 57 vende të botës në periudhën gusht-tetor 2022. Është kurioze që prosperiteti ekonomik i vendit të caktuar, dhe jo mirëqenia personale, ka ndikim më të madh në dëshirën për të emigruar të të pyeturve. 62% e të anketuarve në vendet me të ardhura më të ulëta kanë dëshirë të emigrojnë. Në vendet e qëndrueshme ekonomike, përqindja është vetëm 32.

Rezultatet tregojnë se “identiteti kulturor i fortë është faktori më i fuqishëm” për të qëndruar në atdhe, komentoi sociologu Kënço Stojçev.

Ku jemi ne?

Vetëm një e katërta e bullgarëve të anketuar deklarojnë një dëshirë të qartë për të emigruar. 67 për qind përgjigjen se preferojnë të qëndrojnë në vendlindje dhe 8 për qind nuk mund të vendosin. Ky rezultat na rendit më pranë vendeve si Spanja (27% që janë gati për të emigruar), Holanda (29%), Suedia (23%) dhe Austria (23%). Për krahasim, dëshira për migrim tek fqinjët tanë është dukshëm më e lartë - në Greqi përqindja është 40%, në Rumani - 38%, dhe në Maqedoninë e Veriut - 42%.

Këto rezultate konfirmojnë ndryshimin e qëndrimeve të migracionit në Bullgari në vitet e fundit, përkatësisht - dëshirën për lëvizshmëri, udhëtime jashtë vendit për qëllime arsimimi, zhvillimi, kualifikimi dhe jo aq migrimi si një vendim i rëndësishëm për jetën. Jeta jashtë vendit vazhdon të jetë tërheqëse për bullgarët, por kur ajo kufizohet me afate konkrete kohore.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Disa institucione bullgare bëhen pjesë e një itinerari kulturor kushtuar Shenjtorëve Kirill dhe Metodij

Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski", Shkolla e Mesme Kombëtare për Gjuhë dhe Kultura të Lashta "Konstantin-Kirill Filozofi", Instituti Kulturor Bullgar në Bratislavë dhe Fondacioni Glagolitik do të pranohen sot anëtarë të plotë të..

botuar më 25-05-22 5.05.PD

Studiues nga 14 vende diskutojnë trashëgiminë e misioneve të krishtera në Mesjetë

Nga 21 deri më 24 maj - në ditët para festës së Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgarеdhe të letralitetit sllav ,  në Sofje do të mbahet një konferencë shkencore ndërkombëtare me temë "Misionet e krishtera..

botuar më 25-05-21 5.05.PD

Pasuria e bullgarëve ka arritur një vlerë historikisht të lartë

Për herë të parë, në fund të vitit 2024, pasuria e bullgarëve arriti një vlerë historike prej 1 trilion levash - pesë herë më shumë se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB). Mesatarisht, sipas një studimi nga Klubi i Ekspertëve për Ekonominë dhe Politikën,..

botuar më 25-05-20 1.49.MD