Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA-ja shtoi bullgarë të rinj të sanksionuar në listë sipas Ligjit “Magnitsky”

Foto: BGNES, arkiv

Emrat e ish-ministrave dhe anëtarëve të lartë partiakë të BSP dhe GERB janë të shtuar në listën e përditësuar të Departamentit të Thesarit të SHBA-së të personave të sanksionuar sipas ligjit “Magnitsky”, njoftoi BTA. Zyra e Departamentit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) vendosi sot sanksione ndaj Rumen Ovçarov, Aleksandër Nikollov, Ivan Genov, Nikollaj Malinov dhe Vladisllav Goranov - për përfshirjen e tyre të gjerë në aktivitete korruptive në Bullgari, thuhet në një njoftim për shtyp të Departamentit, të shpërndarë nga Ambasada e SHBA-së në Sofje.

“Shtetet e Bashkuara po mbështesin aleatin e saj të NATO-së, Bullgarinë, në luftimin e korrupsionit të rrënjosur thellë dhe ndikimit rus që minon institucionet demokratike”, tha Brian E. Nelson, nënsekretari i Departamentit të Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare.

Masa aktuale është vazhdimësi e sanksioneve të mëparshme të SHBA-së kundër Deljan Peevski, Vasill Bozhkov, Illko Zheljazkov dhe kompanive të tyre të lidhura. Sot, Mbretëria e Bashkuar sanksionoi gjithashtu Peevskin, Bozhkov dhe Zheljazkov nën Regjimin Global të Sanksioneve kundër Korrupsionit të Mbretërisë së Bashkuar.

*

Rumen Ovçarov është ish deputet dhe ministër i energjetikës. Aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare (BSP).

Aleksandër Nikollov është ish-drejtor ekzekutiv dhe zëvendësdrejtor i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”.

Ivan Genov është gjithashtu ish-drejtor ekzekutiv i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, si dhe deputet bullgar nga BSP.

Nikollaj Malinov është një ish-deputet nga BSP, themelues dhe kryetar i partisë politike “Rusofilët për Rilindjen e Atdheut”, e cila punon për lidhje më të forta me Rusinë.

Vlladisllav Goranov është ish-deputet dhe ministër i financave në qeverinë e dytë dhe të tretë të GERB-it.

*



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 korrikun

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Temperaturat..

botuar më 24-07-01 7.40.MD
Kirill Petkov

Nuk ka perspektivë për formimin e një kabineti

Pak para dorëzimit të mandatit, PP-DB konfirmoi sërish se refuzon mbështetjen. Në Facebook, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov vuri në dukje se koalicioni nuk do të mbështesë një qeveri GERB-DPS për të cilën ëndërron Peevski, sepse “reformat e..

botuar më 24-07-01 7.01.MD

Qytetarët nënshkruan një peticion kundër ndërtimit të një depoje të mbetjeve bërthamore

Në Montana, nisën një peticion kundër ndërtimit të një depoje për mbetjet bërthamore. Sipas informacioneve, planifikohet të ruhen mbetje bërthamore të nivelit të lartë nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” në fshatin Sumer. Petër Pençev nga..

botuar më 24-07-01 6.09.MD