Shumica e ekipeve bullgare të shpëtimit janë kthyer tashmë nga Turqia. Për momentin po kthehen edhe 80 persona të tjerë dhe ka ende 4 mjekë ushtarakë, tha për BNR kryekomisari Aleksandër Xhartov - drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme "Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë". Ai raportoi se Bullgaria ishte një nga vendet më aktive që dërgoi ekipe pas tërmetit shkatërrues. Sipas tij, në këtë fazë nuk parashikohet dërgim i ri i njerëzve. Sipas Xhartov, dërgimi i shpëtimtarëve në Siri është jashtëzakonisht i ndërlikuar. Rreziku është shumë i lartë. Po punohet për ofrimin e ndihmës humanitare. Dërgesa është gati dhe, nëse është e mundur, do të niset me Spartan sot.
"Ne po ofrojmë ndihmë humanitare për Turqinë. Presim që sot të fillojë ngarkimi i kësaj ndihme. Ajo përfshin tenda për rreth 800 persona, bashkë me pajisje ngrohëse. Ka batanije, komplete gjumi", shtoi Xhartov.
Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri kaloi 41 200 persona. Të vdekurit në Turqi tani për tani janë 35 400 veta. Shumë njerëz në zonat e prekura po largohen nga shtëpitë e tyre. Shumica e kërkimeve tashmë kanë përfunduar dhe prishja e ndërtesave dhe pastrimi i rrënojave ka filluar, por në disa vende shpëtimtarët po e vazhdojnë punën.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..