Lojtari më i mirë bullgar në historinë e tenisit - Grigor Dimitrov u kualifikua për herë të katërt në çerekfinalen e turneut ATP 500 në Roterdam. Në po këtë turne në vitet 2013, 2017 dhe 2018 ai luajti edhe në finale.
Bullgari mposhti lojtarin e pestë në skemë Hubert Hurkacz nga Polonia pas 7:6(4), 7:6(5) dhe përfundoi me 24 goditje fituese (8 ase) me 14 gabime të paprovokuara (3 dyshe).
Rivali i radhës i tenistit tonë të parë do të përcaktohet nesër më 16 shkurt, pas ndeshjes mes Maxime Cressy (SHBA) dhe fituesit të ndeshjes sonte mes rusit Andrey Rublev dhe Alex de Minaur (Australi).
Kirill Millov fitoi medaljen e dytë të artë për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Mundjes në Bratislavë të Sllovakisë. Në ndeshjen vendimtare në kategorinë 97 kg të stilit klasik, ai mposhti me rezultat 7:1 Lucas Lazoganis nga Gjermania...
Medalistja e argjendtë e Kampionatit Evropian të Gjimnastikës Artistike, Valentina Georgieva fitoi titullin në finalen e kërcimit në Kupën e Botës në qytetin kroat të Osijek. Ajo u paraqit shkëlqyeshëm në pjesëmarrjen e saj të parë ndërkombëtare gjatë..
Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të..