Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkupi vazhdon të luftojë kundër emrave të Ivan Mihajllov dhe Mbreti Boris III

Dimitër Kovaçevski
Foto: BGNES

Klubet bullgare që ndryshojnë emrat e kontestuara do të vazhdojnë të punojnë. Ligji do të zbatohet në tërësi, tha kryeministri maqedonas Dimitër Kovaçevski për emrat e klubeve “Mbreti Boris III” në Ohër dhe “Vanço Mihajllov” në Manastir, të cituar nga BGNES. “Ata që nuk aplikojnë në Regjistrin Qendror nuk do të vazhdojnë të punojnë sipas ligjeve të miratuara. Klubet kulturore duhet të jenë një vend që bashkon popujt dhe qytetarët, jo vende që me emrat e tyre zgjojnë ndjenja negative dhe përçajnë qytetarët. Ligji do të zbatohet plotësisht, ashtu siç zbatohen të gjitha ligjet e tjera”, tha Kovaçevski.

Klubi i Ohrit para gjashtë ditësh ka paraqitur kërkesë për ndryshimin e emrit, shkruan ueb faqja maqedonase “Lokalno”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Verërat vendase do të konkurrohen me verërat e huaja në "Vinaria 2025"

Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në kuadër të edicionit të 32-të, nga data 18 deri më 22 shkurt, ekspozuesit do të prezantojnë..

botuar më 25-02-18 6.35.PD

“Agra 2025” takon shkencën me praktikën në Panairin Ndërkombëtar në Plovdiv

Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..

botuar më 25-02-18 5.45.PD
Pamje nga fshati Shiroka Llëka (Bullgaria Jugore)

Parashikimi i motit për 18 shkurtin

Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe me reshje bore, ndërsa në zonat ekstreme..

botuar më 25-02-17 7.40.MD