Nuk do të dërgohen ushtarakë bullgarë në Ukrainë dhe jashtë vendeve anëtare të BE-së, sipas një njoftimi të shërbimit për shtyp të qeverisë. Një vendim i Parlamentit të 48-të për të ofruar ndihmë ushtarake dhe ushtarako-teknike për Ukrainën, autorizon pjesëmarrjen e ushtarakëve nga Forcat e Armatosura të Bullgarisë në Misionin e Ndihmës Ushtarake të BE-së në Ukrainë (European Union Military Assistance Mission in Ukraine - EUMAM). Bëhet fjalë për një oficer shtabi në Belgjikë, deri në 5 oficerë dhe rreshterë në Poloni dhe Gjermani dhe deri në 50 ushtarakë në Bullgari apo në vendet e BE-së, thuhet në njoftim.
Bullgaria ka ndarë më shumë se 240 milionë euro për ndihma humanitare dhe ndihma të tjera për Ukrainën dhe 150 000 ukrainas kanë marrë ndihma në vend, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Twitter.Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e Bullgarisë Veri-Qendrore Lloveç. Ato do të performojnë në skenën në lagjen "Varosha", njoftoi BTA..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik prej 5 deri në 10 milionë pasagjerësh, njoftoi operatori SOF Connect. "Njohja është një shkak..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..