Komuniteti ndërkombëtar duhet të fokusohet në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore përmes mjeteve politike, tha Presidenti Rumen Radev para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih.
“Sfida e madhe para bashkësisë ndërkombëtare është që të mos lejohet që lufta në Evropë të pranohet si një fenomen normal. Kontradiktat e thella midis Rusisë dhe Ukrainës vështirë se do të zgjidhen me luftë. Aq më pak kjo luftë mund të çojë në paqe të qëndrueshme. Fatkeqësisht, zërat nga të dyja palët për fitore, pavarësisht nga viktimat, shkatërrimet dhe kostoja e tyre, po mbytin gjithnjë e më shumë thirrjet për paqe. Është gjithashtu domethënëse që në mes të luftës në Ukrainë, Konferenca e Munihut u kujton pjesëmarrësve moton e saj - "ndërtimi i paqes përmes dialogut". “Çdo ditë e kësaj lufte është një kërcënim për paqen botërore dhe efektet dytësore të saj po marrin peng sistemet ekonomike dhe sociale të të gjitha vendeve evropiane”, theksoi Presidenti.Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e 25-të të formatit të Grupit të Kontaktit për ofrimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, i cili u mbajt në bazën ajrore Ramshtain, Gjermani. Aty Zaprjanov deklaroi se në zbatimin e vendimeve..
Dashamirët e luleve sot, 10 janar, dhe nesër mund të bëjnë një shëtitje emocionuese në serrën tropikale të Kopshtit Botanik të Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje. Vizitorët do të shijojnë ngjyrat e bukura të luleve më të ndryshme. Nga institucioni..
Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..