Komuniteti ndërkombëtar duhet të fokusohet në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore përmes mjeteve politike, tha Presidenti Rumen Radev para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih.
“Sfida e madhe para bashkësisë ndërkombëtare është që të mos lejohet që lufta në Evropë të pranohet si një fenomen normal. Kontradiktat e thella midis Rusisë dhe Ukrainës vështirë se do të zgjidhen me luftë. Aq më pak kjo luftë mund të çojë në paqe të qëndrueshme. Fatkeqësisht, zërat nga të dyja palët për fitore, pavarësisht nga viktimat, shkatërrimet dhe kostoja e tyre, po mbytin gjithnjë e më shumë thirrjet për paqe. Është gjithashtu domethënëse që në mes të luftës në Ukrainë, Konferenca e Munihut u kujton pjesëmarrësve moton e saj - "ndërtimi i paqes përmes dialogut". “Çdo ditë e kësaj lufte është një kërcënim për paqen botërore dhe efektet dytësore të saj po marrin peng sistemet ekonomike dhe sociale të të gjitha vendeve evropiane”, theksoi Presidenti.Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në vitin 2028 në modalitetin e videokonferencës. Ministrat Galin Cokov dhe Oksen Lisovij me nënshkrimet..
Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Vranësira të konsiderueshme do të ketë në ekstremin juglindor por më vonë do të zvogëlohen. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 1° deri në..
Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo shpjegoi se Buxheti 2025 pasqyron politikat e viteve të fundit. Shpenzimet i kalojnë të ardhurat me 18..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...