Nënpresidentja Ilijana Jotova ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Ajo u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu.
“Bullgaria mbështet Republikën e pavarur të Kosovës. Që këtu e tutje, para të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe evropiane, ne do ta mbështesim Kosovën për anëtarësimin e vërtetë të saj. Do të lobojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shumë shpejt Kosova do të paraqesë kërkesën e saj për anëtarësim në BE dhe NATO”, tha Nënpresidentja Jotova.
Në fokus të bisedimeve ishte edhe statusi i qytetarëve të Kosovës me vetëdije bullgare.
“Qëllimi ynë është që ata të marrin statusin e komunitetit dhe të anëtarësohen në Këshillin Kombëtar të Komuniteteve në Kosovë dhe më pas të hapet një shkollë bullgare e fundjavës”, theksoi Nënpresidentja.
Më 18 shkurt, Ilijana Jotova do të takohet me përfaqësuesit e bullgarëve të Kosovës.
Komuniteti bullgar është rreth 15 000 banorë, në komunat e Dragashit, Prizrenit, Rahovecit dhe Shtërpcës.Për momentin, nuk ka kërcënim të menjëhershëm për Bullgarinë, në sfondin e konfliktit ushtarak në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Qeveria jonë shpreh shqetësim për tensionin në rritje në rajon dhe rreziqet e mundshme për paqen dhe sigurinë..
Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina refuzojnë të nënshkruajnë deklaratën e SEECP Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i mbajtur në Tiranë nën presidencën shqiptare, përfundoi pa miratimin e deklaratës së..
Shoqata "Pasardhësit e refugjatëve dhe të shpërngulurve nga territori i Maqedonisë së Veriut" i dërgoi një letër institucioneve të Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e Ljupço Georgievskit, kryetar i shoqatës tashmë të shpërbërë Klubi Kulturor "Ivan..
Për momentin, nuk ka kërcënim të menjëhershëm për Bullgarinë, në sfondin e konfliktit ushtarak në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Qeveria jonë shpreh..