Mbrëmë në orën 20:36, një tërmet me magnitudë 2.6 të shkallës Rihter është ndjerë 19.2 km në veriperëndim të qytetit Jakoruda, rajoni i Bllagoevgradit, Bullgari Jugperëndimore, njoftoi BTA. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, epiqendra është 63 km nga qyteti i Sofjes dhe ka një thellësi prej 8.4 km.
Pak para kësaj, në orën 19:04 dhe në orën 19:07, me orën bullgare, në rajonin e kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, dy tërmete të reja me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë të shkallës Rihter kanë tronditur sërish qarkun jugor turk të Hatajit. Përveç Turqisë dhe Sirisë, lëkundjet janë ndjerë edhe në Egjipt dhe Liban dhe raportohet për shkatërrime të reja. Agjencia e Anadollit raportoi, duke cituar Drejtorinë e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, se tërmeti i parë kishte një epiqendër në Defne, Qarku Hataj në një thellësi prej 16.7 kilometrash dhe i dyti kishte një epiqendër në Samandag, Qarku Hataj dhe një thellësi prej 7 kilometrash. Ekipet turke të shpëtimit po kontrollojnë zonat e prekura, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur janë raportuar në Siri.
Bashkitë bullgare po vazhdojnë të mbledhin ndihma për Turqinë dhe Sirinë. Me kërkesë të ambasadës siriane nuk po dërgohen ndihma monetare, për shkak të sanksioneve ndaj vendit dhe bllokimit të llogarive siriane. Prandaj, donacionet për viktimat atje janë në formë të rrobave të ngrohta, ilaçeve dhe mjeteve sanitare. Për shembull, qyteti i Peshterës, i cili më parë dërgonte donacione në Turqi, tani po dërgon në Siri dy gjeneratorë të energjisë dhe tre furçakë profesionistë me pajisje rezervë. Brenda dy ditëve u mblodhën edhe furnizime mjekësore, ushqime dhe materiale të nevojës së parë. Shumë ndërmarrje për prodhim këpucësh kanë dhuruar rreth 200 palë këpucë të reja.
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..