Ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov ka konfirmuar se ka marrë një letër nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme, Josep Borrell për furnizimin me municione për Ukrainën. Dje, Borell u dërgoi letra të gjithë ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare duke kërkuar që t'i siguronin Ukrainës municione të disponueshme në magazinat e tyre. Sipas ministrit, ka dokumente të qarta se çfarë rezervash municioni duhet të mbajë Bullgaria. Nëse këto rezerva shkelen, qëndrueshmëria dhe aftësitë e ushtrisë bullgare do të dëmtoheshin.
Stojanov deklaroi kategorikisht se në lidhje me ndihmën për Ukrainën, ministria ka zbatuar me përpikëri vendimin e Kuvendit Popullor. "Sigurimi i sistemeve raketore kundërajrore për Ukrainën pa u zëvendësuar me të tjerë do të thotë vetëm një gjë - humbje e sovranitetit ajror. Duke pasur parasysh faktin se aviacioni ynë luftarak është në gjendje të rëndë, dhënia e sistemeve tona raketore kundërajrore është një minus i madh dhe ne nuk do të mund të mbrojmë qiellin bullgar”, ishte kategorik ministri.Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e Bullgarisë Veri-Qendrore Lloveç. Ato do të performojnë në skenën në lagjen "Varosha", njoftoi BTA..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik prej 5 deri në 10 milionë pasagjerësh, njoftoi operatori SOF Connect. "Njohja është një shkak..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..