Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus"

Siria – mes krizave të brendshme dhe nevojës për ndihmë humanitare

Foto: EPA/BGNES


Për sirianët, tërmeti është "një krizë në krye të shumë krizave të tjera". Njerëzit prej vitesh jetojnë në kushte shumë të vështira, veçanërisht në veriperëndim, një zonë që u godit më shumë nga tërmeti me 7.8 ballë sipas shkallës së Rihterit. Politikat e ashpra dhe dobësuese të regjimit të Asadit që po vazhdojnë në Siri po e nxisin polarizimin e thellë ndërkombëtar. Është fakt se në ditët e para pas tërmetit, ndihma minimale arritën në Sirinë Veriperëndimore, por faktorët që kanë rëndësi janë të ndryshëm – vonesa dy-ditore e autoriteteve në Damask sa i përket kërkesës për aktivizim të Mekanizmit për Mbrojtje Civile të KE,infrastruktura e shkatërruar dhe grupet e shumta që kontrollojnë zonat e prekura nga tërmeti që e bëjnë të vështirë për organizatat ndërkombëtare humanitare qasjen te viktimat, prania e një pikëkalimi kufitar në veriperëndim, i cili është mbyllur. U dëgjuan gjithashtu pohime se sanksionet kundër regjimit të Bashar al-Asad po e vonojnë ndihmën për Sirinë, fjalë që u mohuan nga institucionet evropiane. Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarcic deklaroi kategorikisht në PE disa ditë më parë se "sanksionet nuk e ndalojnë ndihmën humanitare për Sirinë" dhe se BE-ja dhe vendet anëtare të organizatës kanë ofruar ndihmë humanitare për popullin sirian në shumën prej 27 miliardë euro që nga viti 2011 dhe kjo përfshin të gjitha zonat e Sirisë. Lenarcic shprehu gatishmërinë e BE-së për të rritur më tej mbështetjen pas tërmetit të tmerrshëm:

"Desha t'ju siguroj se përmes Qendrës së Koordinimit të Reagimit Emergjent do të vazhdojmë të mobilizojmë ndihmën thelbësore për popullin si në Turqi ashtu edhe në Siri." Nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit, ne do të vendosim masa të mjaftueshme mbrojtëse për të siguruar që kjo ndihmë të mos devijohet dhe të arrijë tek njerëzit që kanë nevojë për të. Në të njëjtën frymë, ne do të vazhdojmë të mbështesim partnerët tanë humanitar në terren në të gjitha pjesët e Sirisë duke ofruar ndihmë thelbësore. Dhe ne do të angazhojmë burime shtesë – financiare dhe në natyrë – për të mbështetur njerëzit e prekur nga tërmeti”.

Fillimisht 10 vende të BE-së shprehën gatishmërinë e tyre për të ofruar ndihmë humanitare për Sirinë, deri më tani Italia dhe Bullgaria kanë dërguar një ndihmë të tillë dhe ajo është për qeverinë e Sirisë. Avioni ushtarak bullgar "Spartan" shkarkoi ngarkesën në Bejrut - kryeqyteti i Libanit, për t'u drejtuar në brendësi të Sirisë. Në kontekstin e një sërë rezervash dhe dyshimesh nëse ndihma humanitare u arrin njerëzve në nevojë, kërkuam komentin e eurodeputetit Andrej Kovaçev nga Partia Popullore Evropiane me pyetjen e dy të dërguarve specialë në Liban në nivel të BE-së për një qendër të përbashkët në të cilën të mblidhen ndihma humanitare për të prekurit nga tërmetet në Siri. Kjo qendër duhet të jetë nën koordinimin evropian, por çfarë garancie duhet të ketë BE-ja që këto ndihma do të arrijnë vërtet tek ata që kanë nevojë dhe nuk do të devijohen nga regjimi i Asadit:

“Garanci ka gjithmonë nëse ka vëzhgues të BE-së në terren për të vërtetuar se kjo ndihmë, qoftë nga kjo qendër përmes Bejrutit, ose nga Turqia, apo aeroportet turke, do të arrijë tek njerëzit në Sirinë Veriperëndimore që kanë nevojë për të. Kjo duhet të sqarohet, dhe unë me të vërtetë nuk jam gati të them nëse regjimi i Asadit është i gatshëm të bashkëpunojë dhe të sigurojë që fondet dhe ndihmat të shkojnë për ata që kanë nevojë”.

Sipas eurodeputeti Andrej Kovaçev krijimi i një qendre humanitare në Liban mund të jetë problematik për disa arsye:

“Vendi i Libanit është në një situatë shumë të vështirë politike – ende nuk ka president të zgjedhur, ka probleme me zgjedhjen e qeverisë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Përveç kësaj, vendi është në një krizë shumë të rëndë financiare. Po ashtu, sa është popullsia e Libanit, po aq janë edhe refugjatët nga Siria. Megjithatë, qeveria e Libanit ka dhënë leje për përdorimin e hapësirës ajrore të vendit për ndihma humanitare për Sirinë, por duhet të ketë edhe korridore përmes Sirisë për të siguruar që kjo ndihmë të arrijë ose në zonat e kontrolluara nga regjimi, ose në zonat, të cilat janë nuk kontrollohen nga qeveria në Damask. Mbetet të shihet se si do të kontrollohet saktësisht ndihma humanitare dhe garancitë që do të ketë BE-ja për këtë”.

 Enço Gospodinov - një nga gazetarët dhe diplomatët humanitarë bullgarë më me përvojë, i cili ka punuar për Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Kombet e Bashkuara, këshilltar i ish-komisioneres evropiane për fatkeqësi dhe aksidente, Kristalina Georgieva, thekson se është e vështirë për të shmangur një vonesë në ndihmën humanitare:

“Për të qenë të sinqertë, matja e shpejtësisë së reagimit është një punë shumë delikate. Çdo monedhë ka dy anë. Edhe unë do të pajtohesha deri diku që ka një vonesë, por të dyja rastet janë të ndryshme. Në Siri, përveç arsyeve logjistike, kemi edhe arsye politike - kemi sanksione, kemi zonën që u prek më shumë në Sirinë Veriperëndimore, e cila nuk kontrollohet plotësisht nga qeveria në Damask, gjë që i ndërlikon më tej gjërat. Dhe në këtë kuptim, pavarësisht se sa shpejt kanë vepruar kolegët, le të themi nga OKB-ja apo Bashkimi Evropian, nga Brukseli, ka gjithmonë një vonesë, për fat të keq. Burokracia është e pashmangshme në shumë raste, që sjell vonesa.”

Enço Gospodinov beson se nuk ka garanci për tejkalimin e abuzimeve të mundshme të ndihmës humanitare:

“Asnjë organizatë ndërkombëtare nuk mund të japë një garanci njëqind për qind se njëqind për qind e dërgesës së çdo gjëje që dërgohet me njëqind kamionë, ose me dy avionë, apo me çfarëdo. Situata në Siri është shumë e ndërlikuar. Mendoj se edhe nëse do të ketë vështirësi në dorëzim, ato do të jenë minimale. Unë gjithashtu mendoj se pothuajse gjithçka do të bëhet siç duhet. Natyrisht, ka raste, raste shumë komplekse, kur duhet të bëhen kompromise, ose kur sulmohen autokolona humanitare, mund të arrihet një kompromis i tillë. Ajo që është e rëndësishme është që një përqindje maksimale e ndihmës të arrijë tek njerëzit më në nevojë”.

Në sfondin e parimeve kryesore të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar - humanizmi, pavarësia dhe paanshmëria, si mund të tejkalohet ideologjizimi dhe politizimi i ndihmës humanitare, përgjigjet Enço Gospodinov:

“Është e vështirë, të them të drejtën. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, i krijuar 160 vjet më parë, ka një përvojë 100 vjeçare në këtë fushë. Dhe një nga aktivitetet e tij është edukimi i vazhdueshëm, e them drejtpërdrejt - edukimi i politikanëve, gjeneralëve, kolonelëve, njësive të ushtrisë për rëndësinë e së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare, për Konventat e Gjenevës, për parimin e neutralitetit, veçanërisht kur shpërndahet ndihma humanitare, aksesi duhet të jetë i garantuar. Shpërndarja duhet të jetë e drejtë, në bazë të domosdoshmërisë, të nevojës së njerëzve për këtë ndihmë, jo në bazë racore, politike apo fetare. Dhe këtu duhet komunikim vërtet i mirë dhe koordinim shumë i mirë mes të gjithë aktorëve që veprojnë në terren. E kam fjalën për forcat qeveritare apo operatorët ushtarakë dhe organizatat ndërkombëtare humanitare, por siç ju thashë, në 20-30 vitet e fundit natyra e konflikteve ushtarake ka ndryshuar. Sot, shumë nga konfliktet janë të brendshme. Pa uniforma, pa rregulla lufte, pa rregulla fare. Kjo e vështirëson shumë punën tonë. Shkoni t'i shpjegoni një komandanti ushtarak të paparashikueshëm, i veshur jo me uniformë ushtarake, por që duket si bandit, për fat të keq, kuptimin e Konventës së katërt të Gjenevës, dhe në të njëjtën kohë njerëzit presin, civilët presin të ushqehen dhe të pajisen me çadra dhe batanije. Nganjëherë krijohet një rrëmujë shumë e madhe dhe prandaj themi, kjo është jozyrtare, që nëse 70 dhe 80% e ndihmës arrin në kohë te njerëzit që kanë nevojë, tashmë ky është një sukses”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Ky material është përgatitur në kuadër të rrjetit radio evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal nga eteri në bullgarisht KËTU.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD