Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy persona janë arrestuar për trafik ndërkombëtar kokaine

Foto: BGNES

Gjatë një operacioni të Kryedrejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar, dy persona u arrestuan për pjesëmarrje në trafikun ndërkombëtar të gjysmë kilogrami kokainë, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar BNT. Aksioni i policisë speciale është zhvilluar mbrëmë vonë në territorin e Kjustendilit.

Dy të arrestuarit janë 35 dhe 40 vjeç dhe nuk kanë precedentë penalë. Rasti është duke u hetuar së bashku nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe Agjencia Amerikane për Luftimin e Drogës.

Është ngritur procedura paraprake e Prokurorisë së Qarkut në Kjustendill, nën mbikëqyrjen e së cilës po kryhet operacioni.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PBB u rrit me 3.1% në tre muajt e fundit

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar dhe me 0.7% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të..

botuar më 25-08-14 2.03.MD

Rrezik nga rrymat e fshehta në Detin e Zi

Gjatë ditëve të fundit, në bregdetin jugor të Detit të Zi ka pasur disa incidente fatale me turistë të mbytur, njofton BNT. Era e fortë verilindore dhe rrymat e fshehta (të njohura si "rryma të vdekura") paraqesin rrezik për jetën, veçanërisht për..

botuar më 25-08-14 12.23.MD

Konfederata e Sindikatave “Podkrepa” paralajmëron për rritje të deficitit buxhetor

Rreziku në rritje nga një deficit i lartë për buxhetin aktual dhe atë të ardhshëm kërkon vendime të mençura, të qëndrueshme dhe të marra në kohë, të cilat nuk duhet të çojnë në varfërimin e njerëzve, por në nxitjen e ekonomisë, thekson Konfederata e..

botuar më 25-08-14 11.51.PD