Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Boksierja Sevda Asenova fitoi medaljen e parë të argjendtë për Bullgarinë nga turneu “Stranxha”

Sevda Asenova
Foto: Federata Bullgare e Boksit

Ditën e diel, më 26 shkurt, Medalistja e bronztë e botës dhe kampionia e Evropës në kategorinë deri në 48 kilogramë Sevda Asenova i solli Bullgarisë titullin e parë të edicionit të 74-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Stranxha”.  Në finalen e kategorisë më të lehtë për femra, bullgarja 38-vjeçare mundi me vendim unanim të gjyqtarëve Saidakhan Rahmonova (Uzbekistan).

Pas saj, më shumë ar i solli Bullgarisë Svetllana Kamenova në kategorinë deri në 57 kg pas fitores ndaj kinezes Xu Zichun me 4:1 vota të gjyqtarëve dhe Stanimira Petrova në kategorinë deri në 54 kilogramë, e cila mposhti polaken Sandra Drabik me votim unanim të gjyqtarëve - 5:0.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tre finale – tre medalje ari për Stilijana Nikollovën

Nënkampionia evropiane në shumëgarësh në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike, Stilijana Nikollova, e përfundoi pjesëmarrjen e saj në Talin me tre medalje ari nga finalet e kombinimeve me vegla të veçanta, raportoi BTA. Bullgarja doli në..

botuar më 25-06-09 3.06.MD

Ekipi bullgar i volejbollit për femra shënon fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Kombëtarja bullgare e femrave shënoi fitoren e saj të parë në Ligën e Kombeve. Bullgaret mposhtën Republikën Dominikane me rezultatin 3:1 (25:21, 30:32, 25:19, 31:29) në ndeshjen e dytë të Grupit 1 të garës, të luajtur në Otava të Kanadasë...

botuar më 25-06-06 11.46.PD
Rosica Dençeva

Tre bullgarë arrijnë në çerekfinalet e Roland Garros

Tre tenistë bullgarë u kualifikuan për çerekfinalet e Kampionatit të Hapur të Francës për vajza dhe djem, njofton BTA. Rosica Dençeva mundi Laima Vlladson nga Lituania, e renditura e 16-të, me rezultatin 7:5, 6:4 dhe për një vend në gjysmëfinale do..

botuar më 25-06-05 10.07.PD