Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dekorojnë ambasadorin ukrainas në fund të mandatit të tij në Bullgari

Shkëlqesia e Tij Vitali Moskalenko
Foto: Irina Nedeva, BNR

Presidenti Rumen Radev do ta dekorojë ambasadorin e Ukrainës në vendin tonë Vitali Moskalenko me Urdhrin e Kalorësit të Madarës të shkallës së parë, njofton zyra e shtypit e Presidencës. Çmimi shtetëror i jepet në fund të mandatit të Moskalenkos për punën e tij në kushtet e vështira të luftës kundër Ukrainës, si dhe për meritat e tij në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Ukrainës.

Ambasadori Moskalenko do të zëvendësohet nga Olesja Ilashçuk.

Ndërkohë, shefi i CIA-s dhe ish-ambasadori amerikan në Moskë, William Burns, vuri në dukje para BBC se presidenti rus Vladimir Putin është i bindur se do ta fitojë luftën duke rraskapitur Ukrainën, sepse ai e vlerëson situatën si të pafitueshme në këtë fazë.

Për sa i përket palës ukrainase, për të nisur një kundërofensivë në shkallë të gjerë, ajo thekson se i duhen jo vetëm tanke, por edhe avionë luftarakë modernë. Sipas ministrit të mbrojtjes Oleksij Reznikov, çështja e kontrollit mbi qiellin është kyçe për veprimet e ardhshme të ushtrisë ukrainase.

Armatimet e reja për Ukrainën e shtynë paraardhësin e Putinit dhe nënkryetarin aktual të Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitri Medvedev, të paralajmërojë se furnizimet e vazhdueshme me armë për forcat ukrainase krijojnë rrezikun e një katastrofe bërthamore globale.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me rënien e Shengenit, pritet një rritje e turistëve verorë në bregun e Detit të Zi

Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve. Tregjet kryesore ku po përqendrohet vëmendja mbeten Polonia, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar dhe..

botuar më 25-01-21 12.22.MD
Presidenti Radev

2025 do të jetë një pikë kthese jo vetëm për Bullgarinë, tha presidenti Rumen Radev

Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e..

botuar më 25-01-21 11.31.PD

Bullgaria dhe Mali i Zi diskutuan bashkëpunimin për “Destinacionin Ballkani”

Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...

botuar më 25-01-21 10.02.PD