Mbi 1.3 milionë doza të sasive të furnizuara të vaksinave Pfizer tashmë u hodhën në Bullgari për shkak të datës së skadimit, dhe pak më shumë se 2.3 milionë doza të të gjitha llojeve të vaksinave u hodhën deri tani. Lidhur me këtë, ministri në detyrë i shëndetësisë Asen Mexhidiev mbajti një video-konferencë me komisioneren evropiane për shëndetësi dhe siguri ushqimore Stella Kiriakides.
Ministri i shëndetësisë theksoi se Bullgaria bëri propozime të qarta dhe pret zgjidhje pune që nuk do të sjellin barrë shtesë financiare për të gjithë. Ai tha gjithashtu se mungesa e fleksibilitetit në kontrata është një vështirësi e konsiderueshme, si dhe se situata epidemike ndryshoi dhe kjo duhet të merret parasysh nga të gjitha palët, përfshirë këtu edhe prodhuesit.
Ai gjithashtu shtoi se nuk është racionale të porositen doza përforcuese në vëllimin e plotë, pasi nuk ka asnjë mënyrë për t’i administruar ato.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..