Gjatë natës do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu, të cilat gradualisht do të ndalen nga jugu në veri. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje 4°.
Më 1 mars, vranësitë do të mbeten të konsiderueshme, paradite vende-vende në Bullgarinë Jugore - me mjegull. Para mesditës do të ketë reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe ekstreme perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 7°.
Në male do të mbajë mot kryesisht i vranët, me mjegull, kryesisht para mesditës me reshje bore, nën rreth 1500 metra – me reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga jug-jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 4°, në 2000 metra rreth 1°.
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..