Në tetor, muzikantët e grupit BTR do të shënojnë 30 vjetorin e krijimit me një koncert në madh në Sofje. Në këto tri dekada ata realizuan 13 albume, krijuan dhjetëra hite dhe dhanë qindra koncerte. Në përbërjen aktuale Atanas Penev – vokal, Sllavço Nikollov – kitarë dhe vokal, Ivan Kallfov – kitarë bas dhe vokal dhe Ilijan Dikov – bateri, B.T.R. u afirmua si një nga grupet më të rëndësishme të rokut në Bullgari dhe fitoi respektin e kolegëve dhe dashurinë e fansave besnikë, të cilët vazhdojnë të rriten çdo ditë.
Pranë takimeve të tyre të shumta emocionale me publikun, djemtë nga B.T.R. do të shtojnë edhe koncertet nga turneu i ardhshëm evropian, i cili nis në Festën tonë Kombëtare 3 Marsin nga Vjena. Pasojnë Berlini (4.03), Hamburgu (5.03), Këlni (8.03), Shtutgarti (10.03), Frankfurt (11.03) dhe Mëniku (12.03).
Në një intervistë për Radio Bullgarinë, muzikantët treguan se tashmë po mendojnë për zgjerimin e hapësirës territoriale të turneut në Francë, Belgjikë, Holandë, Zvicër, Spanjë.
Në koncerte, grupi do të interpretojë këngët e dashura dhe të njohura nga historia e tyre 30-vjeçare, të cilat me çdo album bëhen gjithnjë e më shumë.
Publiku për herë të parë do të dëgjojë live edhe këngët nga albumi i tyre i fundit “Puzzle”, i cili doli në tregun muzikor më 13 tetor 2021.
Turnetë e formacionit BTR jashtë vendit priten me interes të madh dhe përfundojnë me takime emocionuese me fansat pas koncerteve.
“Pas një koncerti, zakonisht pyetja e parë është: “Kur do të vini sërish?”, gjë që është e ndikuar thjesht emocionalisht, ndoshta nga vetë koncerti - thotë bateristi Ilijan Dikov. - Tjetër gjë që na thonë bullgarët jashtë është pyetja: “Do të kthehem në Bullgari në verë, ku mund t’ju dëgjoj atje?”
Turneu i fundit evropian i grupit ishte në vitin 2019. Po i njëjti vit ata realizuan edhe një sërë koncertesh në SHBA dhe Kanada. Përveç në të gjithë Evropën dhe përtej oqeanit, muzikantët bullgarë rok kanë dhënë koncerte edhe në Kinë dhe Vietnam.
“Bullgarët përtej kufirit na pranojnë si djemtë “tanë”, ka gjithmonë një dozë nostalgjie – tregon Atanas Penev. – Kjo nostalgji nuk është aq e theksuar në turnetë tona evropiane, sa ai i ardhshëm, por përtej Oqeanit gjërat bëhen shumë më sentimentale, gjë që është normale.”
Koncertet e B.T.R. si në Bullgari ashtu edhe në mbarë botën, janë të njohura për nivelin e tyre të lartë. Yjet vendas të rokut kanë luajtur në të njëjtën skenë me muzikantë dhe grupe legjendare, si Deep Purple, Whitesnake, Scorpions, Ronnie James Dio – Heaven and Hell, Nazareth, Motorhead, Europe, Accept, Gamma Ray, Michael Schenker Group, Iron Maiden, etj.
“Ndoshta gjithçka që ëndërronim kur ishim të rinj u realizua, të ishim me yje të mëdhenj në të njëjtën skenë - si Glenn Hughes ashtu edhe John Lawton, me të cilët ishim shumë afër. Me Johnny Gioeli këtë vit do të jemi përsëri bashkë, këtë herë do të mirëpresim diellin e korrikut në bregdet - thotë Atanas Penev.- Nuk e di sa e madhe apo realiste është kjo ëndërr, por shpresojmë se do të vazhdojmë në këtë frymë dhe do të përpiqemi të bëjmë albume të reja, muzikë të re, që janë mjaft të mira për markën BTR.”
Përveç emrave botërorë të rokut, grupi punon edhe me emra të mëdhenj nga skena bullgare. BTR përfshiu në albumin “Puzzle” këngët “Jo për mua” – interpretim të përbashkët me këngëtarët Kirill Mariçkov dhe Valldi Totev, si dhe “Besim” me grupit “Ahat”. “Besim” është kënga e tyre më e fundit, e cila në renditjen vjetore të Radios Kombëtare Bullgar TOP 20 fitoi një çmim në kategorinë “Dueti apo bashkëpunimi më i mirë”.
Foto: Facebook / Б.Т.Р
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..