145 vjetori i Çlirimit të Bullgarisë festohet jo vetëm në vend, por edhe nga bullgarët jashtë vendit. Lutje për të vdekurit në betejat nacionalçlirimtare do të bëjë sot prifti bullgar në Qipro, At Stanisllav Simeonov, në kuadër të festës së 3 marsit në shkollën bullgare "Iluministët e Popullit" në qytetin e Paralimnit. Në kryeqytetin qipriot Nikozi po mbahen "Ditët e Bullgarisë 2023" dhe "25 vjet Bashkimi i Bullgarëve në Qipro". Një koncert festiv do të mbahet më 4 mars në qytetin e Limasolit me iniciativën e Unionit të Bullgarëve të qytetit, klubit kulturor bullgar "Vëzrazhdane" dhe shkollës bullgare "Shën Kliment Ohridski”. Në të do të marrë pjesë këngëtari i dashur Orlin Goranov, njofton korrespondentja jonë Branisllava Bobanac.
Në shtetin Ohajo të SHBA-së, 3 marsi u shpall Dita e Bullgarisë. Kjo është bërë me një proklamatë të guvernatorit Mike DeWine, në të cilën thuhet se kjo është në shenjë vlerësimi dhe respekti për kontributin e emigrantëve maqedonas dhe bullgarë, të cilët kanë kontribuar shumë në prosperitetin social, ekonomik dhe kulturor të shtetit, raporton korrespondentja jonë Elena Caneva.
Të dielën, më 5 mars, bullgarët në Afrikën e Jugut do të mblidhen në Qendrën Kulturore Bullgare për të kremtuar festën me një program të përgatitur nga fëmijët e shkollës bullgare të së dielës "Sllënço" dhe grupi i vallëzimit "Trëndafili bullgar".
“Për Çlirimin e Bullgarisë dhanë jetën mijëra ushtarë rusë, ukrainas, finlandezë, rumunë, serbë, si dhe mijëra bij besnikë të popullit bullgar”. Këtë e theksoi në fjalimin e tij me rastin e festës, kryetari i Shoqatës së Bullgarëve në Ukrainë, Anton Kise. Ai kujtoi se në ushtritë bullgare që kanë luftuar për çlirimin tonë kanë marr pjesë rreth 1000 bullgarë besarabë, mes tyre Danaill Nikollaev, Stefan Ljubomski, Stefan Kisov, Avram Guxhev etj. Në shenjë nderimi për kujtimin e paraardhësve që u flijuan për lirinë e Bullgarisë, me iniciativën e Shoqatës në vitin 2012 në Bollgrad u ngrit një Memorial i luftëtarëve bullgarë.
Foto: Biljana Nikollova, Shoqata e Bullgarëve në Ukrainë
Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..
Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..
Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...
Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga..
Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”...
Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën..