Mijëra njerëz u ngjitën në majën Shipka në festën kombëtare të Bullgarisë. Mitropoliti i Veliko Tërnovos Grigori mbajti një meshë solemne në kujtim të ushtarëve të rënë për çlirimin e vendit tonë.
“Maja Shipka është një vend ku shkelet si në tempull, me besim në zemër – me guxim, por në heshtje, sepse nën tokën tonë janë eshtrat e luftëtarëve që e mbrojtën këtë majë me gjakun e tyre”, tha kryeministri në detyrë. Gëllëb Donev në fjalimin e tij me rastin e festës kombëtare - 3 mars, gjatë festimeve në majën Shipka. Ai vuri në dukje se Bullgaria po vazhdon të ketë nevojë për fuqinë shpirtërore të luftëtarëve dhe idealistëve, të cilët të lënë anash interesat e tyre personale dhe t'i përkushtohen "kauzës kombëtare për një Bullgari të lirë, të pavarur dhe të fortë".
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..
Partia “Veliçie” njoftoi se sonte nga ora 18:00 po organizon një marsh proteste për shkak të "një manipulimi tjetër zgjedhor që çoi në zëvendësimin e votës së bullgarëve". Procesioni do të fillojë nga monumenti i Mbretit Çlirimtarit..
Grupi luftarak shumëkombësh ka më shumë se dy vjet që funksionon dhe mund të them se sa herë vij shoh koordinim gjithnjë e më të mirë dhe ndërveprim të shkëlqyer. Këtë e tha presidenti dhe komandant suprem i ushtrisë Rumen Radev për gazetarët në..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..