Ministrat e mbrojtjes të BE-së kanë një takim jozyrtar në Stokholm, njoftoi presidenca suedeze. Më 7 dhe 8 mars, në prani të përfaqësuesve ukrainas, do të diskutohet për mbështetjen ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë trajnimin e personelit ushtarak ukrainas dhe blerjen e municioneve të artilerisë për Kievin. Gjeneralët ukrainas do të informojnë pjesëmarrësit e forumit për situatën në front.
Luftimet po vazhdojnë pranë qytetit ukrainas Bahmut. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se këshilli i komandantëve ka vendosur të vazhdojë mbrojtjen e qytetit. Në të njëjtën kohë, forcat ruse po përpiqen të shtrëngojnë rrethimin e qytetit dhe të sigurojnë fitoren e tyre të parë të madhe në fushën e betejës në më shumë se 6 muaj. Bahmuti nuk është i rrethuar, tha kryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksi Danilov, por e përshkroi situatën atje si komplekse, raporton REUTERS.
Në Bullgari, legjislacioni është i tillë që nuk mund të mbahet një grevë mbarëkombëtare. Këtë ia shpjegoi Radios Kombëtare Bullgare nënkryetari i sindikatës më të madhe, Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Todor Kapitanov. Ai theksoi..
Bullgaria t’i sigurojë ujë Greqisë nga lumi Arda për 5 vjet, ky propozim për Greqinë u miratua nga qeveria bullgare. Në draft-deklaratën e përbashkët mbi përdorimin e ujërave të lumit Arda u shënua se të dyja palët konfirmuan se angazhimi i mëparshëm..
Kryengritja e Prillit është një shembull, se liria nuk është një dhuratë për ne dhe se revolucionarët bullgarë dhanë atë që mundën, domethënë - jetën e tyre. Ata e lanë në altarin e Atdheut dhe mendoj se u detyrohemi respekt, nderim, adhurim dhe të..
Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë dhe Greqisë, Georg Georgiev dhe Georgios Gerapetritis, nënshkruan më 2 maj një deklaratë të përbashkët mbi përdorimin e..
"Interpretimi i ngushtë i konceptit "bullgarë-gagauzë", i imponuar në praktikë nga Ministria e Drejtësisë, pengon rivendosjen e shtetësisë bullgare për..