Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti dhe kryeministri në detyrë uruan 8 Marsin

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev përgëzoi gratë bullgare me rastin e 8 Marsit. Në profilin e tij në Facebook, Radev shkroi: “Vazhdoni të frymëzoni me dinjitetin dhe joshjen tuaj, sillni butësi dhe ngrohtësi në jetën e familjeve dhe njerëzve tuaj të dashur! Jini të shëndetshëm, të dashur dhe të vlerësuar!”

Duke hapur mbledhjen e qeverisë, kryeministri në detyrë Gëllëb Donev uroi gjithashtu bullgaret: “Sot fillojmë me një pikë që nuk është në rendin e ditës. Të dashura bullgare, pavarësisht nëse e pranoni apo e mohoni 8 Marsin e sotëm, ju jeni mençuri, forcë e butë, frymëzim dhe jetë. Faleminderit për guximin, kujdesin dhe durimin me të cilin krijoni një botë paqeje dhe drejtësie për fëmijët e Bullgarisë. Gëzuar festën!”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 shtatorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°C, në Sofje – 16°C. Gjatë ditës , nën ndikimin e frontit të ftohtë që kalon nga perëndimi në lindje, do të mbizotërojnë vranësira të dendura të tipit grumbullor me reshje shiu. Rreth..

botuar më 25-09-10 7.35.MD

E gjithë autostrada "Evropa" do të hapet më 14 shtator

Të dielën (14 shtator), do të hapet е gjithë autostrada "Evropa". Kjo u njoftua nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Ivan Ivanov në një mbledhje të Komisionit për Politikën Rajonale, Punët Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale. Ndërtimi..

botuar më 25-09-10 6.20.MD
Ministri Sillvi Kirillov

Ambulatore të kujdesit shëndetësor parësor do të hapen në vendbanimet e vogla

Shteti planifikon të hapë ambulatore të kujdesit shëndetësor parësor në vendbanimet e vogla, si dhe të krijojë stimuj për të tërhequr profesionistë shëndetësorë në zonat e largëta. Kjo po bëhet përmes Strategjisë Kombëtare për Përmirësimin e Aksesit në..

botuar më 25-09-10 4.07.MD