Nuk dihet mjaftueshëm për shembullin e ndritshëm të Bullgarisë, që shpëtoi hebrenjtë e saj, tha nënpresidentja Ilijana Jotova para Konferencës Ndërkombëtare “Roli i avokatëve në shpëtimin e hebrenjve bullgarë”, që po mbahet në Sofje.
Popullsia e hebrenjve bullgare është e vetmja që pas Holokaustit ishte më e madhe se më parë, shtoi Jotova dhe saktësoi se këto janë fjalët e një hebreje bullgare të mbijetuar. Në to është njohja e shpëtimit dhe këto fjalë duhet të tingëllojnë më fort se fjalët e mohimit, theksoi nënpresidenti. 80 vjet më parë, Bullgaria arriti të shpëtojë 48 000 hebrenj. Ky akt i paprecedentë regjistroi disa nga faqet më të ndritshme të historisë jo vetëm bullgare por edhe botërore, tha Jotova.
Shpëtimi i hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore tregon rëndësinë e jashtëzakonshme të mobilizimit civil. Ai shërben gjithashtu si një frymëzim për përpjekjet e sotme për të luftuar manifestimet moderne të antisemitizmit, tha në forum ministri i jashtëm Nikollaj Millkov.
Ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, me asistencën e Ambasadës Bullgare në Tiranë, zhvilluan një takim në shkollën e fshatit Zapod, Gora e Kukësit të Shqipërisë Verilindore me të rinj..
Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një orë – nga ora 20:30 deri në 21:30 – për të treguar kujdesin e tyre për natyrën dhe klimën. Në atë..
Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i..