Në kuadër të ekspozitës më të madhe dhe më prestigjioze ndërkombëtare të turizmit në botë, Internationale Tourismus-Börse në Berlin, Bullgaria mori një vlerësim prestigjioz nga Shoqata e Gazetarëve të Turizmit të Paqësorit, e cila mbulon rreth 7000 gazetarë. Vendi ynë është vlerësuar me çmimin “Destinacioni më i mirë për rajonin e Ballkanit” për vitin 2023, ndërsa ministri bullgar i turizmit Ilin Dimitrov mori çmimin “Ministri për rajonin e Ballkanit për vitin 2023”. Çmimi është dëshmi e politikave të suksesshme që po ndjek vendi ynë në drejtim të rimëkëmbjes dhe rritjes së industrisë së turizmit, e cila ka vuajtur shumë nga një sërë ngjarjesh negative vitet e fundit, theksojnë nga qendra e shtypit pranë Ministrisë së Turizmit.
Bullgaria dëshiron të presë një forum botëror për turizmin aventurierMinistri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..
Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..
Në ditët e sotme, në portin e Pomorie ankorohen kryesisht jahte, dhe varkat e vjetra të peshkimit prej druri janë zëvendësuar nga anije moderne të pajisura me motorë të fuqishëm. Jetesa tradicionale e qytetit tonë të Detit të Zi, e lidhur me peshkimin,..