Një shfaqje e gjashtë filmave të krijuar ndër vite nga Jan Sverak regjisori i njohur çek dhe fituesi i çmimit Oskari, do të shfaqet në Qendrën Kulturore Çeke në Sofje deri më 17 mars. Vetë regjisori do të jetë i ftuar në edicionin e 27-të të Sofia Film Fest, me ftesë të Qendrës Kulturore Çeke dhe Ambasadës së Republikës Çeke në Sofje.
Në kuadër të festivalit të filmit, ai do të prezantojë filmin e tij më të ri "Drita e Betlehemit" (më 18 mars), ndërkohë shikuesit në Sofje mund të shijojnë një retrospektivë të veprave të tij. Ndër filmat e përzgjedhur që do të shfaqen falas ne Qendren Ceke janë "Shkolla fillore", "Bateria 1", "Udhëtimi", "Blu e errët", "Paketimi" dhe filmi fitues i Oskarit në kategorinë e gjuhëve të huaja "Kolja".
Starti u dha më 10 mars me filmin debutues të Sverakut - "Shkolla fillore". Ngjarja zhvillohet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa historia tregohet përmes syve të një djali të vogël me një imagjinatë të madhe. Skenari është shkruar nga babai i Janit, Zdenek Sverak, dhe përmban shumë elementë biografikë.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Organizatorët e festivalit RADAR , i cili zhvillohet nga data 2 deri më 4 gusht në Varna, premtojnë një program plot ngjarje që tejkalojnë standardet tona të njohura. Edicioni i njëmbëdhjetë radhazi premton të jetë një ndërthurje e arteve..
Teatri Popullor "Ivan Vazov" do të kënaqë 120 adhurues të artit teatror me një biletë falas për një nga shfaqjet e sezonit të tij të ri në vjeshtë. Shkaku është 120 vjetori i themelimit të tij në vitin 1904. Fatlumët do të kenë mundësinë të blejnë një..
Vitin e radhës banorët dhe mysafirët e qytetit malor Bansko do të transferohen në botën e alpinizmit, kinemasë ekstreme dhe aventureske, njoftoi BTA. Edicioni i sivjetshëm i "Pasioni filmik nën yjet e verës" është në tri mbrëmje - nga data 25..