Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bilbilat e Korit të Fëmijëve të BNR-së ftojnë pranverën me një koncert

Foto: BNR

Kori i fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare me kryedirigjente Venecia Karamanova na fton në koncertin e tij tradicional pranveror. Sonte (17.03) në orën 19:00 në skenën e sallës “Bullgaria”, ansambli përjetësisht i ri do të festojë ardhjen e pranverës, si dhe 63-vjetorin e ditëlindjes së vet.

Festën muzikore me fëmijët do ta ndajë shpresa e re e operës - sopranoja Maria Sllavova, soliste shumëvjeçare e Korit të Fëmijëve, kitaristi Vasill Ignatov dhe e talentuara Demetra Anxhalika (marimba).

Kryedirigjente e ansamblit është Venecia Karamanova, dirigjente – Mihaella Koteva, shoqëruese në piano – Siana Atanasova dhe Jana Llolova.

Në programin pranveror të koncertit përveç veprave të kompozitorëve botërorë si Giuseppe Verdi, Astor Piazzola etj., janë përfshirë edhe autorë bullgarë, ndër të cilët Parashkev Haxhiev, Ljubomir Pipkov etj.

"Idhulli i koreve të fëmijëve në mbarë botën" dhe "Një kor i mrekullueshëm i nivelit botëror" - këto janë vetëm një pjesë e vogël e superlativave në shtypin botëror pas turneve të shumtë të Korit të Fëmijëve të BNR, krijuar në vitin 1960. Një markë e dëshmuar e cilësisë më të lartë, me një aktivitet koncertesh jashtëzakonisht të ngopur, dhjetëra çmime dhe një listë të pafund turnesh nëpër botë - kjo është kartëvizita e shkurtër e këtij kori. Akademiku Hristo Nedjallkov ishte themeluesi dhe dirigjenti kryesor i korit nga viti 1960 deri në vdekjen e tij në 2013. Pas tij, kryedirigjentja e korit është Venecia Karamanova.

Ju ofrojmë emocione pranverore, me muzikë të mrekullueshme dhe zërat engjëllorë të Korit të Fëmijëve të BNR-së. Ju ftojmë të dëgjoni një nga performancat e tyre të këngës popullore bullgare "Dilmano, Dilbero", me aranzhim të Krasimir Kjurkçijskit.
Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kori i Përzier i Radios Kombëtare Bullgare do të këndojë në bazilikën “San Klemente” në Qytetin e Përjetshëm më 23 maj

Tradicionalisht, më 24 maj – Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit bullgar, arsimit dhe kulturës, si dhe e letërsisë sllave, festohet në Romë, ku vepra e mësuesve të parë sllavë mori bekimin e Papës Adrian. Në përbërjen e..

botuar më 25-05-21 7.30.PD

"Njeriu i Shpikur" – një aventurë e re muzikore me Innerglow dhe Svilen nga Ostava

Innerglow - grupi rok, muzika e të cilit përzien tingujt elektronikë me instrumente live, prezanton këngën e tyre të re "Njeriu i Shpikur". Në të merr pjesë edhe Svilen Noev, vokalisti i njohur i grupit Ostava. Djemtë nga Innerglow janë fansa të..

botuar më 25-05-21 6.00.PD

Kënga më e re nga Mary Boys Band – "Vendet e mia"

Grupi i dashur i disa brezave, Mary Boys Band, përfshiu në festimin e 30-vjetorit të tij fillimin e një iniciative - të publikojë albumet e tyre në pllaka të gramafonit vinil. Ata zgjodhën albumin e parë në vinil të jetë "Vetëm për ty" - i dyti me..

botuar më 25-05-20 5.55.PD