Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Josep Borell: Republika e Maqedonisë së Veriut ka marrë një angazhim për të përfshirë bullgarët në Kushtetutën e saj

Foto: EPA/BGNES

Maqedonia e Veriut ka marrë përsipër të ndryshojë Kushtetutën e saj për të përfshirë qytetarët që jetojnë brenda kufijve të vendit, të cilët janë pjesë e kombësive të tjera, si bullgarët. Kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Siguri dhe Politikë të Mbrojtjes, Josep Borrell, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitër Kovaçevski dhe komisionerin për zgjerim Olivér Várhelyi në Shkup, ku u mbajt Këshilli i parë i Stabilizim Asociimit të BE-së.

"Ndryshimi i Kushtetutës suaj vetëm do të forcojë të drejtat themelore të qytetarëve dhe nuk kam dyshim se kjo do të forcojë identitetin maqedonas. Në të njëjtën kohë, procesi drejt BE-së do të avancojë", tha Borell, cituar nga BNT.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD