Dimitër Talev është ndër figurat më bashkuese mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne duam që shteti bullgar të hyjë në negociata të drejtpërdrejta me pronarët e shtëpisë së Talevit, për ta blerë dhe për të ruajtur atë, tha në një konferencë për shtyp në Sofje, Dimitër Pançev, trashëgimtari i shkrimtarit të madh nga Prilepi. Ai theksoi edhe lidhjen mes romanit të famshëm “Fanari i hekurt” dhe shtëpisë së autorit.
“Shtëpia po rrënohet”, tha pronarja e saj e fundit, Snezhana Açeska dhe u pendua që nuk u gjetën 100 mijë euro për të shpëtuar shtëpinë. “Sido që të jetë çmimi, është e pakrahasueshme me letërsinë e paçmuar të Talevit”, tha dirigjenti Hristo Hristov, i cili është pasardhësi i Goce Dellçevit. “Ky objekt mund të kërkojë fonde evropiane”, sugjeroi Spas Tashev nga Akademia Bullgare e Shkencave, njofton BGNES.
Në prag të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, UNICEF dhe Instituti Kombëtar i Statistikave prezantojnë "Fëmijët në Bullgari: Të dhëna dhe tendenca kryesore për vitin 2024", një përmbledhje e treguesve demografikë, shëndetësorë, arsimorë dhe..
Shtatë shqiponja të zeza udhëtuan një distancë mbresëlënëse prej 3300 kilometrash nga Spanja deri në Rodopet Lindore për t'u bërë pjesë e projektit ambicioz LIFE "Kthimi i shqiponjave të zeza në Malin Rodopa" për të rivendosur këtë specie..
Bullgari tashmë disponon pasuri bruto prej mbi 1 trilion leva (500 miliard euro), tregon një studim i Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë, i publikuar së fundmi. Kjo është e barabartë me pothuajse pesë herë madhësinë e produktit të brendshëm..
Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një..