Ne kemi nevojë për reformë të plotë në drejtësi, duke përjashtuar arrestimet arbitrare dhe drejtësinë selektive. Të gjitha partitë politike duhet të angazhohen për reformën ligjore, kërkoi presidenti Rumen Radev në hapjen e konferencës “Antikorrupsioni dhe siguria kombëtare” në Sofje.
“Korrupsioni modern ka karakter të gjerë ndërkombëtar. Vetëm së bashku në bashkëpunim serioz, ndërveprim, shkëmbim informacioni, shkëmbim të praktikave të dobishme mund ta luftojmë këtë fenomen negativ”, theksoi Radev. Ai kujtoi protestat e vitit 2020, të cilat “treguan vullnetin kategorik të shoqërisë bullgare për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin e së drejtës”.
Financat e shtetit janë stabile dhe pretendimet se do të ketë shkurtim të pagave dhe pensioneve apo ndryshim të kursit të levës ndaj euros janë padyshim spekulime, tha Radev. Për sa kohë që qeveria e përkohshme është në krye, Bullgaria nuk do t’i japë Ukrainës avionët e saj luftarakë, sistemet e raketave anti-ajrore, tanket dhe transportuesit e blinduar, shtoi presidenti.
Të premten, temperaturat minimale do të jenë midis 5 dhe 10°. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të përhapen re dhe në vende të caktuara, përsëri kryesisht në rajonet malore të Bullgarisë..
25% e punëtorëve janë pa kontratë pune, lufta kundër ekonomisë informale duhet të jetë një përparësi kryesore për shtetin. Këtë e deklaroi ministri i çështjeve sociale Borisllav Gucanov në Varna me rastin e Ditës së Punës, 1 Majit. Ministri e gjen të..
Rusia mbetet faktori kryesor destabilizues për sigurinë ndërkombëtare, thekson raporti i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake për vitin 2024, njoftoi BGNES. Në dokument theksohet, se mjedisi global i sigurisë karakterizohet nga militarizimi në rritje..