Shpresoj se Bullgaria do të hyjë në Eurozonë më 1 janar 2025, tha zëvendëskryeministri në detyrë për menaxhimin e fondeve evropiane Atanas Pekanov para një debati ekspertësh në Sofje me temën "A është Bullgaria gati për Eurozonën?". Është vetëm çështje kohe kur Bullgaria të përmbushë kriteret e deficitit teknik dhe inflacionit, tha Pekanov.
Ai shpjegoi se Bullgaria është anëtare e BE-së prej 15 vitesh, dhe qytetarët dhe bizneset bullgare shpesh bëjnë transaksione në leva dhe euro. Dërgohen mbi 1.5 miliardë euro në Bullgari, por gjatë konvertimit humbet një pjesë e shumës, theksoi zëvendëskryeministri. 45 për qind e eksporteve bullgare dhe 35 për qind e importeve janë të lidhura me vendet e eurozonës. "Ekonomia bullgare lëviz me atë të eurozonës, e cila do të thotë që ne jemi gati sa më shpejt të hyjmë në Eurozonë”, ka përfunduar Pekanov.Pajisjet e reja do të sigurojnë trajtim edhe më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas të bagazheve në Aeroportin e Sofjes, njoftoi Aeroporti i Kryeqytetit. Teknologjia tashmë është dorëzuar dhe po bëhen përgatitjet për instalimin e saj. Sistemi ka..
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe keqtrajtimi i mijëra bullgarëve për shkak të identitetit të tyre bullgar. Gjakderdhja u përgatit me..
Paraditen e së martës përgjatë Danubit, në lugina dhe në Fushën e Trakisë së Epërme do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta shtresore. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Vranësirat do të shtohen pas mesditës dhe do të bëhen të ndjeshme deri në..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...
Presidenti ia shtyu GERB-it dhënien e mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë deri më 13 janar. Përpara Bekimit të Flamujve Luftarak të..