Shteti do të financojë 80% (pa TVSH) të ujit të vaditjes për fermerët, si masë kundër ushqimeve të shtrenjta, transmetoi BNT. Në një konferencë për media për prezantimin e platformës informative me çmime krahasuese të ushqimeve, ministri i bujqësisë Javor Geçev tha se kjo “do të jetë një frymë e freskët për fermerët, por edhe për konsumatorët”.
Sa i përket regjistrit elektronik të monitorimit të ushqimeve, ai do të ndjekë çdo hap në tregtinë me shumicë, si sa i përket cilësisë ashtu edhe sa u përket çmimeve të ushqimit. Sipas ministrit Geçev, do të mbulohen të gjitha llojet e ushqimeve, përfshirë pijet si uji mineral dhe birra. Do të ketë gjithashtu një departament të veçantë për drithërat dhe kulturat vajore dhe çdo silos në Bullgari do të kontrollohet.Mjekët pa specializim dhe infermierët duhet të marrin një pagë minimale që arrin 150% të pagës mesatare në vend. Këtë propozim e paraqitën në një tryezë të rrumbullakët në Kuvendin Popullor mjekët protestues nga iniciativa “E ardhmja në Bullgari”,..
Ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit, Said Badr bin Hamad Albusajdi, është duke bërë një vizitë në Bullgari nga 2 deri më 4 korrik 2025, me ftesë të ministrit bullgar të punëve të jashtme, Georg Georgiev. Sipas zyrës së shtypit të..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 20°C. Në Sofje do të jenë rreth 16°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe pasdite do të mbajë mot me vapë. Do të fryjë erë e lehtë, në rajonet juglindore deri mesatare nga..
"Tango Classic" është emri i projektit më të ri dhe mahnitës të Filarmonisë së Plevenit, me virtuozët instrumentistë Vesko Eshkenazi (violinë) dhe..
Efekti negativ për Bullgarinë pas vendosjes së mundshme nga SHBA-të të një tarife prej 25% për mallrat nga BE do të arrijë në 678 milionë dollarë. Si..
Nga data 7 deri më 20 korrik, Forcat Detare të Bullgarisë po zhvillojnë stërvitjen e 29-të Kombëtare Detare me pjesëmarrje ndërkombëtare “BRIZ 2025”,..