Vendi ynë do të marrë 200 milionë euro nga BE për të forcuar sigurinë e kufirit bullgaro-turk. Këtë e tha ministri i punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev, gjatë vizitës së tij në Departamentin e Policisë Kufitare në qytetin Mallko Tërnovo. Bullgaria mori garanci se siguria e kufirit tonë të jashtëm është prioritet për BE-në. Të gjitha kërkesat bullgare për garanci teknike janë të plotësuar, theksoi Ivan Demerxhiev. Prej 3 javësh, patrullat kufitare përgjatë kufirit bullgaro-turk janë pajisur tashmë me armë me tyta të gjata. 75 automjete të tjera për terrene të vështira u siguruan për ruajtjen e kufirit. Financimi për blerjen e automjeteve të reja do të merret në fillim të prillit, tha Demerxhiev.
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..