Ndërmarrja shtetërore e armëve - Sopot mund të prodhojë predha 155 mm, të cilat BE planifikon t'i furnizojë Ukrainës. Kështu deklaroi ministri i ekonomisë, Nikolla Stojanov. Por, sipas tij, bëhet fjalë për prodhim eksperimental dhe jo serial të municioneve të tilla në Bullgari. Javën e kaluar, BE miratoi një skemë për të furnizuar Ukrainën me 1 milion predha 155 mm, të cilat janë shumë shkatërruese. Vendet që kanë stoqe do të mund t'i dërgojnë ato, duke u kompensuar për këtë nga një fond i përbashkët evropian. Bullgaria refuzoi të bashkohej me një urdhër të tillë të përgjithshëm. Ministri i Mbrojtjes Dimitër Stojanov theksoi se ushtria bullgare nuk përdor predha 155 mm. Në të njëjtën kohë, presidenti Rumen Radev deklaroi se së bashku me Komisionin Evropian do të punojnë për më shumë investime në industrinë ushtarake dhe të mbrojtjes bullgare.
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..