Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kremlini qortoi Bullgarinë dhe Republikën Çeke për riparimin e helikopterëve rusë për ushtrinë ukrainase

Foto: avionams.com

"Riparimi dhe modernizimi i helikopterëve rusë me qëllim të transferimit të tyre të mëvonshëm në Ukrainë është një shkelje e rëndë e detyrimeve ndërkombëtare të Bullgarisë dhe Republikës Çeke." Ky qëndrim u njoftua nga Shërbimi Federal Rus për Bashkëpunim Teknik Ushtarak, cituar nga TASS. Institucioni pretendon se kompanitë shtetërore bullgare "Avionams" dhe "Terem-Letec" dhe ajo çeka "Lom Praga" po vazhdojnë të riparojnë dhe modernizojnë helikopterët luftarakë të prodhuar në BRSS dhe Rusi, dhe të dërgojnë një pjesë të makinerive në Ukrainë. Agjencia kujton se në korrik Rusia ka pezulluar licencat e tre ndërmarrjeve për shkak të veprimeve armiqësore të Sofjes dhe Pragës, dhe ato nuk lejohen të kryejnë aktivitete në lidhje me mirëmbajtjen ose riparimin e helikopterëve rusë.

Të paktën gjashtë raketa ruse goditën qytetin ukrainas të Harkov mbrëmë, njoftoi guvernatori rajonal Oleg Sinegubov. Nuk dihet ende nëse ka viktima. Ka pasur viktima në sulmet në rajonin Sumska. Rusia ka përdorur sulme me raketa dhe dron kundër një sërë objektivash në Ukrainë për muaj të tërë në një përpjekje për të çaktivizuar infrastrukturën kritike, raportoi Reuters. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi se trupat e saj zmbrapsën disa sulme ruse të kryera njëkohësisht në pika të ndryshme në frontin lindor.

Në ditën e 400-të të luftës, presidenti Volodimir Zelenski shprehu besimin se fitorja mbi pushtuesit rusë është vetëm çështje kohe.

Përktheu dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Detarët bullgarë të kapur janë në atdhe

Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..

rinovuar më 25-01-23 6.14.MD

Qytetarët protestuan në mbështetje të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”)

Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park,..

botuar më 25-01-23 3.51.MD
Temenuzhka Petkova

Deficiti buxhetor është 18 miliardë leva (afërsisht 9 miliardë euro)

Gjendja e financave publike është jashtëzakonisht shqetësuese. Sipas ministres së financave Temenuzhka Petkova, deficiti është 18 miliardë leva, prandaj nuk parashikohen kosto për ndërtimin e infrastrukturës. Petkova theksoi se sa më gjatë të mos ketë..

botuar më 25-01-23 3.14.MD