Si do që të jetojë bullgari, zgjedhjet po vijnë... Sot, pikërisht në orën 7:00 filloi dita e zgjedhjeve, në të cilat për të pestën herë në dy vitet e fundit duhet të formojmë me votën tonë organin legjislativ të shtetit.
Më shumë se 6 milionë e gjysmë bullgarë kanë të drejtë të ushtrojnë vullnetin e tyre qytetar për një të ardhme më të mirë të vendit, sipas kuptimit dhe bindjeve të tyre. Këta janë të gjithë shtetasit bullgarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç, të cilët nuk janë nën arrest dhe nuk janë duke vuajtur dënim me burg, pavarësisht nga vendi në të cilin ndodhen. Gjatë mbajtjes së zgjedhjeve për deputetë, nuk kanë të drejtë të votojnë personat me status të rezidentëve të përhershëm në Republikën e Bullgarisë, të cilët nuk janë shtetas bullgarë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve saktëson se i vetmi dokument që jep të drejtën e votës në vend është letërnjoftimi ose pasaporta jeshile e vlefshme vetëm për të lindurit para 31.12.1931.
Për besimin e votuesve po “luftojnë” 4566 kandidatë deputetë, përfaqësues të 15 partive dhe 7 koalicioneve. Tradicionalisht, votimi në Bullgari zhvillohet në një total prej 31 njësive zgjedhore, të ndara sipas rajoneve të vendit, secila prej të cilave do të zgjedhë një numër të caktuar përfaqësuesish në parlamentin e ardhshëm, me minimumin 4.
Ka ndryshime këtë vit. Pas debateve të shumta, fleta e votimit në letër u rikthye sërish dhe sot çdo votues i përfshirë në një seksion elektoral me më shumë se 300 zgjedhës do të mund të zgjedhë mënyrën e votimit – me makinë apo me fletë votimi në letër. Në vend janë gjithsej 11 818 qendra votimi dhe në 9366 prej tyre janë vendosur makineri.
Mund të votohet edhe me qendrën e lëvizshme të votimit, me kusht që të jetë dorëzuar aplikimi për hapjen e një qendre të tillë votimi deri më 18 mars.
Votimi me shoqërues lejohet vetëm nëse një qytetar nuk mund të ushtrojë vetë të drejtën e votës për arsye shëndetësore. KQZ saktëson se analfabetizmi nuk është një kusht i tillë.
Për herë të parë futet video-monitorimi në qendrat e votimit dhe pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve do të regjistrohet edhe numërimi i votave.
Sipas ligjit, dita e zgjedhjeve zgjat deri në orën 20:00.
Zgjedhjet e pesta të parakohshme parlamentare të sotme i kushtuan Bullgarisë 87.7 milionë leva. Nëse ato do të jenë të fundit për këtë vit apo do të plotësojnë serinë e ditëve zgjedhore - 4 prill, 11 korrik, 14 nëntor 2021 dhe 2 tetor 2022 - mbetet për t'u parë.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të..