Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

MPJ: Bullgaria mirëpret vendimin e Turqisë për Finlandën në NATO

Foto: mfa.bg

Bullgaria mirëpret vendimin e Parlamentit turk për ratifikimin e pranimit të Finlandës në NATO. Kështu shkroi Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) në Twitter, transmeton BTA.Shpresojmë që Finlanda dhe Suedia së shpejti të jenë anëtarë të plotë të NATO-së, shkruan ministria. Mbrëmë vonë, parlamenti turk ratifikoi njëzëri pranimin e Finlandës në NATO, i cili ishte bllokuar që nga maji i kaluar. Kandidatura finlandeze tashmë u miratua nga të gjitha 30 vendet anëtare të NATO-së. Megjithatë, aplikimi i Suedisë, i paraqitur në të njëjtën kohë me atë të Finlandës, mbetet ende i bllokuar nga Ankaraja.


Përktheu dhe publikoi: Svetllana Dimitrova 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për të shtunën

Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet përkohësisht. Të shtunën , më 29 qershor, moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira në gjysmën..

botuar më 24-06-28 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti do të dorëzojë mandatin e parë të kabinetit të hënën, më 1 korrik

Të hënën, më 1 korrik, presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar - GERB-SDS.I caktuari nga koalicioni kryeministër do të ketë shtatë ditë kohë për t'i propozuar presidentit..

botuar më 24-06-28 2.36.MD

BSP dëshiron të ndalojë shitjen e reaktorëve të centralit atomik “Belene”

Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës..

botuar më 24-06-28 12.48.MD