Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 3 prillin 2023

Priten reshje dhe ulje të temperaturave

Foto: BTA

Gjatë natës do të mbajë mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2° dhe 7°, në Sofje rreth 2°.

Ditën e hënë më 3 prill, që nga mëngjesi nga jug-jugperëndimi vranësirat do të fillojnë të rriten. Reshjet e shiut do të nisin rreth mesditës nga jugu, pas mesditës. Gjatë natës së të hënës duke u gdhirë dita e marte në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje intensive dhe të konsiderueshme, të shoqëruara me bubullima në disa vende.  Mund të ketë edhe breshër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare lindore-verilindore e cila në mbrëmje do të fillojë të shtohet duke sjellë me vete edhe ajër të ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 11° dhe 16°, në Sofje rreth 11°.

Në male do të mbajë mot me vranësira, mjegull dhe me reshje shiu, mbi rreth 1500 metra - me borë. Do të fryjë erë mesatare, në orët e mbrëmjes erë e fortë nga drejtimi lindor-juglindor. Në majat më të larta të maleve Rilla dhe Pirin era do të jetë e fortë deri me stuhi nga jug-juglindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 4°, në 2000 metra rreth 0°.

 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para për sa i përket rritjes së çmimit të banesave në BE

Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..

botuar më 25-04-12 1.05.MD

Edicioni jubilar i maratonës “Tërnovo Ultra” tërheq shumë pjesëmarrës

Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të..

botuar më 25-04-12 8.10.PD

Parashikimi i motit për 12 prillin

Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...

botuar më 25-04-11 7.40.MD