Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavarësisht tensionit, bullgarët në Ohër votojnë

Foto: EPA/BGNES

Kryetari i shoqatës bullgare “Horizonti” në Ohër, Ljubço Kurtellov, i pari ka hedhur fletëvotimin në qendrën e votimit pranë Liqenit të Ohrit. Ai tha për Radio Bullgarinë se pavarësisht tensioneve kundër bullgarëve në qytet në muajt e fundit, pjesëmarrja në votime do të arrijë atë të votimeve të mëparshme. Qytetarët bullgarë në fqinjin tonë jugperëndimor votuan në Ambasadën tonë në Shkup, në Konsullatën e Përgjithshme në Manastir, në Kavadar, Prilep, Strumicë, Tetovë dhe Ohër.

Në zgjedhjet e mëparshme në vjeshtë të vitit 2022 në Ohër kanë votuar afro 65 votues dhe shpresa është që numri i tyre të jetë i njëjtë edhe sot. Por Ljubço Kurtellov nuk është optimist: “Tendenca është të zvogëlohet numri. Jo se ishte shumë i madh - 170 mendoj se ishte numri më i madh i njerëzve që kanë votuar në zgjedhje këtu."

Në çfarë mënyre ajo që po ndodh në Ohër javët e fundit – mbyllja e klubit “Mbreti Boris III” dhe rrahja që iu bë një prej anëtarëve të tij – ndikon në dëshirën e bashkatdhetarëve tanë për të votuar në zgjedhjet bullgare?

“Fatkeqësisht, klima jo vetëm në Ohër, por edhe në Maqedoninë e Veriut është e tillë që njerëzit janë të rezervuar. Ata kanë pak frikë dhe kjo ndikon në zgjedhje”, analizon Kurtellov dhe nuk e fsheh se ndjen ndryshim në qëndrimin e bashkëkombësve të tij ndaj bullgarëve në qytet:

Ljubço Kurtellov

“Po, ka një rezervim më të madh në kontaktet personale, për të mos përmendur rrjetet sociale. Këtë e thonë edhe shumë qytetarë bullgarë që i ndjekin këto procese në Facebook dhe në rrjetet e tjera sociale. Fatkeqësisht është mbjellë një urrejtje ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve dhe kjo është e keqe, por le të shpresojmë se ky është apogjeu dhe që këtu e tutje gjërat të përmirësohen në marrëdhëniet tona.”

Bashkëbiseduesi ynë, i cili gjithashtu punon si guid turistik në Ohër dhe në mbarë Maqedoninë e Veriut, vuri në dukje se ka rënie të interesit të turistëve bullgarë për vendin e tij dhe është i bindur se nuk do të ketë ndryshim në politikën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, pavarësisht se cila forcë politike do të marrë qeverisjen në vendin tonë.

Problemi nuk është në Bullgari, problemi është këtu - në politikën e qeverisë maqedonase dhe aq më tepër në mediat maqedonase, të cilat ushqejnë urrejtje ndaj bullgarëve. Kështu që unë nuk e shoh se si këto zgjedhje do t'i ndryshojnë gjërat. Megjithatë, është interesant kushti, jo nga Bullgaria, por nga Evropa, që i vendoset Maqedonisë së Veriut - që edhe bullgarët të përfshihen në kushtetutën maqedonase. Nga kjo varet se si do të zhvillohen gjërat.”

Foto: EPA/BGNES, BGNES

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Xhamia Tombull në Shumen

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin

Filloi Kurban Bajrami - një nga festat më të nderuara për myslimanët. Ai shoqërohet me flijimin, faljen dhe dhembshurinë. Sipas Sezer Sadullov nga Myftiu Rajonal në Kërxhali, Kurban Bajrami forcon marrëdhëniet midis të afërmve dhe miqve, njoftoi..

botuar më 25-06-06 10.23.PD

Llogaritë bankare në leva do të konvertohen automatikisht në euro

Bilancet në të gjitha llogaritë në leva në banka do të konvertohen automatikisht dhe pa pagesë nga leva në euro që nga data e pranimit të vendit në eurozonë me kursin e këmbimit të shpallur zyrtarisht (1.95583 leva = 1 euro). Këtë e njoftoi për BTA..

botuar më 25-06-06 9.18.PD

Ndërmjet artit dhe realitetit – të rinjtë dhe idetë e tyre për jetën pas shkollës

Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një faqe të re në jetë pas përfundimit të arsimit të mesëm. Është karakteristikë për çdo adoleshent të..

botuar më 25-06-05 7.00.PD