Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nora Karaivanova dhe kënga e saj e re "Një"

Foto: arkiv personal

Sot së bashku me këngëtaren Nora Karaivanova festojmë ditëlindjen e saj duke u bashkuar në “Një”.

Nora filloi të merret me muzikë që në moshën 7-vjeçare. U  diplomua në Akademinë Kombëtare Muzikore “Prof. Panço Vlladigerov" - Sofje, në specialitetin e këndimit pop dhe xhaz. Me sukses u prezantua në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare në Bullgari dhe vende të tjera, ku fitoi çmime të para. Ajo pranon se kohët e fundit dashuria e saj e madhe janë muzikalët - pas pjesëmarrjes në “Zoro”, “Çikago” dhe “Flokë” me trupat e Teatrit Muzikor “Stefan Makedonski” - Sofje dhe Operës së qytetit Varna. Në verë do të ketë sërish premierë në muzikalin “Bodiguard” në skenën e Varnës, ku do të jetë partnere me Orlin Goranov.

Norën e njohim edhe si krijuese e teksteve për këngëtarë të ndryshëm. Vite më parë ajo e shkroi tekstin e këngës “Një”, aranzhimin e bëri kitaristi Biser Ivanov, muzika është e të dyve. Këngën e tyre të përbashkët të radhës nga bashkëpunimi i tyre i suksesshëm afatgjatë krijues ata e konceptuan si këngë festivali – për pjesëmarrjen në “Orfeun e Artë”, festival ky i cili pritej të ringjallet, por nuk u realizua.

Ndonëse i pëlqen të gjitha këngët e veta, Nora thotë se ka një dashuri të veçantë për këngën “Një” - sepse mesazhi në tekst na çon në miqësi dhe shpreh idenë për të qenë të bashkuar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papi Hans me një projekt të ri emocional – “Parkingu”

Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..

botuar më 25-01-14 8.10.PD
Grupi Tangra

"Qyteti ynë"

Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..

botuar më 25-01-13 8.25.PD

"Në fund të tokës"

Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi këngën e re origjinale “Në fund të tokës”. Muzika dhe teksti janë të sajat, për aranzhimin iu drejtua..

botuar më 25-01-12 7.30.PD