Sot së bashku me këngëtaren Nora Karaivanova festojmë ditëlindjen e saj duke u bashkuar në “Një”.
Nora filloi të merret me muzikë që në moshën 7-vjeçare. U diplomua në Akademinë Kombëtare Muzikore “Prof. Panço Vlladigerov" - Sofje, në specialitetin e këndimit pop dhe xhaz. Me sukses u prezantua në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare në Bullgari dhe vende të tjera, ku fitoi çmime të para. Ajo pranon se kohët e fundit dashuria e saj e madhe janë muzikalët - pas pjesëmarrjes në “Zoro”, “Çikago” dhe “Flokë” me trupat e Teatrit Muzikor “Stefan Makedonski” - Sofje dhe Operës së qytetit Varna. Në verë do të ketë sërish premierë në muzikalin “Bodiguard” në skenën e Varnës, ku do të jetë partnere me Orlin Goranov.
Norën e njohim edhe si krijuese e teksteve për këngëtarë të ndryshëm. Vite më parë ajo e shkroi tekstin e këngës “Një”, aranzhimin e bëri kitaristi Biser Ivanov, muzika është e të dyve. Këngën e tyre të përbashkët të radhës nga bashkëpunimi i tyre i suksesshëm afatgjatë krijues ata e konceptuan si këngë festivali – për pjesëmarrjen në “Orfeun e Artë”, festival ky i cili pritej të ringjallet, por nuk u realizua.
Ndonëse i pëlqen të gjitha këngët e veta, Nora thotë se ka një dashuri të veçantë për këngën “Një” - sepse mesazhi në tekst na çon në miqësi dhe shpreh idenë për të qenë të bashkuar.
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR