Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Policia njoftoi se nuk lejoi blerjen e votave në zgjedhje

Ivan Demerxhiev
Foto: BGNES

Procesi zgjedhor përfundoi pa incidente të rënda. Ne ia dolëm të përballojmë detyrën për sigurimin e zgjedhjeve, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm Ivan Demerxhiev, duke paraqitur të dhëna të përmbledhura për punën e policisë gjatë ditës elektorale. U morën dhe u verifikuan mbi 1300 sinjale. Procedurat e ngritura paraprake për shkelje zgjedhore janë 143, me 90% më shumë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme të tetorit 2022. U ndaluan 126 persona, krahasuar me 90 më parë. Sipas ministrit, kthimi i fletës së votimit në letër shtoi përpjekjet për të manipuluar votën, ku sinjalet kryesore të votimit të korporatës i referohen partisë GERB.

“Nuk u lejua blerja masive e votave në seksione me rrezik. Madje atje ka votim të reduktuar”, tha kryesekretari i ministrisë, Petër Todorov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gallup: GERB fiton me 25%, 8 parti janë të sigurta në parlamentin e ri, 1 është në prag

Rezultatet e exit poll-it të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkans”, partner i BNR-së në mbulimin e votave, tregojnë se 8 parti dhe koalicione janë të sigurta për të hyrë në Asamblenë e 51-të Kombëtare, njëra e kalon barrierën prej..

rinovuar më 24-10-27 8.38.MD

“Trend” dhe “Alpha Research”: 7 parti hyjnë me siguri në parlamentin e ri, 2 janë në prag

Të dhënat e para nga exit poll-i i agjencisë sociologjike “Trend” , të njoftuara në eterin e Nova TV, tregojnë 7 parti që do të hyjnë me siguri në Asamblenë e re të 51-të Kombëtare: GERB-SDS - 26,1%, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria..

botuar më 24-10-27 8.26.MD
Atanas Illkov

MPB: 71 persona janë ndaluar për shkelje zgjedhore

Që nga fillimi i operacionit policor kundër votave të blera në vend, janë pranuar 849 sinjale, ose 69,1% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të zgjedhjeve të mëparshme – në qershor të këtij viti, kur kishte 509 sinjale. Aktualisht ka 124..

botuar më 24-10-27 7.53.MD