Nëse Kina i jep Rusisë armë vdekjeprurëse, do të jetë një gabim historik me pasoja të thella. Rreth këtij mesazhi janë bashkuar ministrat e jashtëm të NATO-s, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, pas takimit dyditor të ministrave të paktit. Stoltenberg përsëriti se në këtë fazë nuk ka asnjë provë për furnizime me armë vdekjeprurëse për Rusinë nga Kina, por shtoi se NATO po monitoron veprimet e vendit nga shumë afër.
Para takimit me presidentin kinez Xi Jinping, presidenti francez Emmanuel Macron u tha mediave në ambasadën franceze në Pekin se çdo vend që ofron ndihmë për Rusinë në luftën kundër Ukrainës bëhet aleat në agresion dhe shkelës i ligjit ndërkombëtar, dhe kjo nuk është në interes të Kinës. "Lufta e zgjatur nuk është as në interesin e Kinës," shtoi Macron, raportoi AFP.
Në lidhje me deklaratën e përbashkët të 21 marsit të liderëve të Rusisë dhe Kinës në Moskë, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, për "miqësinë e pakufishme", ambasadori i Kinës në BE, Fu Cong, sqaroi se Kina nuk e mbështet luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe nuk i jep armë palës ruse, theksohet në një analizë të Institutit për Studimin e Luftës - ISW.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..