Komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë, Kundëradmirali Adnand Agastra, u prit me një ritual zyrtar përpara shtabit të Flotës Ushtarako-Detare në Varna. Në mjedisin e sotëm të komplikuar të sigurisë, bashkëpunimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, tha i ftuari. Zoti Agastra tregoi se vizitën e tij në Bullgari do ta shfrytëzojë për të hapur mundësi bashkëpunimi mes dy vendeve anëtare të NATO-s.
Kundëradmirali Kirill Mihajllov, komandant i flotës bullgare, theksoi se vizita e kolegut të tij shqiptar është historike, sepse është hera e parë që një komandant i lartë detar nga një vend ballkanik arrin për vizitë zyrtare në Bullgari.
Të dy komandantët vizituan kantierin ushtarak të ndërtimit të anijeve "Delfin" pranë Varnës, ku po ndërtohet e para nga dy anijet e reja patrulluese multifunksionale për Flotën Ushtarako-Detare Bullgare.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..