Rikthimi i dimrit në prill dhe reshjet e borës në male e zgjatën sezonin e skive. Vendpushimet dimërore kanë njoftuar se pistat dhe teleferikët janë në dispozicion për Pashkët dhe presin që turistët të përfitojnë.
Që nga 27 marsi, Pamporovo uli çmimet e biletave të teleferikëve dhe të kartave të skive. Një numër i madh hotelesh kanë bërë zbritje të çmimeve deri në 25%, përfshirë edhe për Pashkët. Në Borovec menjëherë bënë të ditur se sezoni dimëror do të vazhdojë për aq kohë sa të ketë borë dhe kjo pritet të zgjasë deri në fund të muajit prill. Aty gjithashtu ka zbritje të çmimeve. Pistat dhe teleferikët në Bansko do të jenë të hapura deri më 17 prill.
Pas borës së re dhe parashikimit për reshje në ditët në vijim, “Vitosha Ski” rihapi për Pashkët pistat “Vitoshko Llale 1” dhe “Meça Poljana”, si dhe teleferikun “Simeonovo”. Udhëtimi i fundit i natës për sezonin në Vitosha është paralajmëruar për muajin prill.
Anelija Hristova - një eksperte e certifikuar e verës dhe udhërrëfyese turistike, anëtare e Shoqatës Bullgare të Profesionistëve të Verës, i tha BTA për nevojën për të paraqitur dhe ekspozuar më shumë varietete vendase bullgare . Në këtë drejtim, një..
Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon, shkruan botimi në gjuhën rumune Newsweek (newsweek.ro), duke cituar faqen e internetit..
Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur". Ekspozita..