Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbyllen portet bullgare për të gjitha anijet e regjistruara në Rusi

Porti i Varnës
Foto: BGNES

Nga 8 prilli, anijet e certifikuara nga regjistri rus i anijeve detare nuk do të kenë akses në portet detare dhe lumore bullgare, thuhet në një urdhër të ri të Agjencisë Ekzekutive "Administrata Detare".

Për BTA, drejtori i agjencisë në Varna, kapiteni Valentin Ençev, saktësoi se ndalimi lidhet me kufizimet e vendosura nga BE ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Kapiten Ençev kujtoi se sanksionet ndaj anijeve ruse janë vendosur prej kohësh dhe ato nuk kanë akses në portet evropiane nëse nuk transportojnë gaz ose naftë. Ndalimi tashmë do të jetë edhe për anijet që kanë marrë një certifikatë klase nga regjistri rus i anijeve, pavarësisht nga flamuri me të cilin lundrojnë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën "Java e Gjelbër" në Berlin

Bullgaria prezantohet në ekspozitën ndërkombëtare për industrinë ushqimore, bujqësi dhe hortikulturë “Java e Gjelbër 2025” në Berlin, e cila fillon sot, 17 janar. Eventi, i cili do të zgjasë deri më 26 janar, është ekspozita më e madhe ndërkombëtare në..

botuar më 25-01-17 7.55.PD

Parashikimi i motit për 17 janarin 2025

Të premten deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 6° deri në minus 1°, në disa lugina deri në minus 10° dhe maksimalet nga 2° deri në 7°...

botuar më 25-01-16 7.35.MD

Presidenti Radev u takua me ambasadorin e Palestinës në Bullgari

Presidenti Rumen Radev u takua me ambasadorin e shtetit të Palestinës në Bullgari, Nasri Halil Salim Abu Xhejsh. Radev përshëndeti marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Ai shprehu shpresën se kjo do të çonte në krijimin e..

botuar më 25-01-16 6.24.MD