Nga 8 prilli, anijet e certifikuara nga regjistri rus i anijeve detare nuk do të kenë akses në portet detare dhe lumore bullgare, thuhet në një urdhër të ri të Agjencisë Ekzekutive "Administrata Detare".
Për BTA, drejtori i agjencisë në Varna, kapiteni Valentin Ençev, saktësoi se ndalimi lidhet me kufizimet e vendosura nga BE ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Kapiten Ençev kujtoi se sanksionet ndaj anijeve ruse janë vendosur prej kohësh dhe ato nuk kanë akses në portet evropiane nëse nuk transportojnë gaz ose naftë. Ndalimi tashmë do të jetë edhe për anijet që kanë marrë një certifikatë klase nga regjistri rus i anijeve, pavarësisht nga flamuri me të cilin lundrojnë.Grupi parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" do të mbështesë një qeveri të GERB-SDS, BSP - E majta e bashkuar dhe "Ka një popull të tillë" në votimin e saj në Kuvendin Popullor si pjesë e formimit të shumicës parlamentare. Disa orë para..
Sateliti bullgar "Balkan-1", i cili do të transmetojë të dhëna për programin "Kopernik" të BE-së, u lëshua në orbitën rreth Tokës. Sateliti u krijua nga kompania “EnduroSat” dhe u lëshua në hapësirë nga baza “Vandenberg” në Santa Barbara të..
Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor, kandidatit për kryeministër të propozuar nga grupi më i madh parlamentar - GERB-SDS. Zgjedhjet..
Deri më sot, furnizimet me gaz natyror nga Azerbajxhani në Bullgari nuk janë rinovuar ende. Kjo është raportuar nga BTA, duke cituar Bulgargaz. Furnizuesi..
Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev shprehu shpresën se Kuvendi Popullor sot do të zgjedhë qeverinë e rregullt dhe se ajo do të ketë një mandat të..