Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken dhe ministri i jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba zhvilluan një bisedë telefonike dhe diskutuan përgatitjet për kundërsulmin e Ukrainës dhe ndihmën nga aleatët, thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në Twitterin e tij, Kuleba shkroi: “Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i besueshëm i Ukrainës”. Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, ka thënë Blinken në bisedë, sipas gazetës “Washington Post”.
Udhëheqësi i kompanisë mercenare ruse “Wagner” njoftoi se trupat e tij kontrollojnë mbi 80% të Bahmutit, të cilin ata e kanë pushtuar prej 9 muajsh. Lajmi u mohua nga Kievi.
Tashmë në Ukrainë ka komando të NATO-së, shkruan gazeta britanike “The Guardian”, duke iu referuar një prej dokumenteve sekrete të zbuluara nga afera e ashtuquajtur “Pentagonleaks”. Te data 23 mars, në Ukrainë kishte 50 komando britanikë, 17 lituaniezë, 15 francezë, 14 amerikanë dhe një holandez. Nuk është e qartë se ku ishin dhe me çfarë misioni, Kievi nuk e komentoi lajmin.
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..