Gjatë natës priten reshje shiu kryesisht në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore. Vene-vende ato do të shoqërohen me bubullima dhe do të jenë përkohësisht intensive. Vranësira do të ulet deri në mot të kthjellët në zonat perëndimore. Temperaturat minimale do të jenë nga 3°- 4° në vendet rreth fushave të larta perëndimore deri në 13°-14° përgjatë bregut jugor të Detit të Zi, në Sofje rreth 4°.
Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Në orët e mëngjesit do të ketë reshje shiu në rajone të Bullgarisë Lindore, të cilat shpejt do të ndalojnë, vranësitë gjithashtu do të çahen dhe do të ulen. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 22°, në Sofje rreth 17°.
Në zonat malore vranësira do të jetë e ndryshueshme, më e ndjeshme në orët e mëngjesit në masivеt në Bullgarinë Lindore, ndërsa vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 12°, në 2000 metra - rreth 3°.
Jashtë vendit
Në pjesën tjetër të Gadishullit Ballkanik priten vranësira të ndryshueshme, vetëm në Stamboll me vranësira pa diell. Temperatura më e ulët do të jetë në Beograd - 18°, më e larta - në Athinë dhe Bukuresht - 21°.
Në Evropë - do të bjerë shi në Berlin, Mënik, Vjenë, Romë dhe Kiev. Më e ngrohta do të jetë në Madrid - 24°, më e ftohta - në Stokholm, Shën Petersburg dhe Moskë – 8 - 9°.
Do të jetë me diell në Johanesburg - 24°. Në Pekin do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe temperatura deri në 21°. Në Lima pritet ftohje dhe vranësira e ndryshueshme. Pas valës së të nxehtit me temperaturë deri në 32.6° atje, gradët do të zbresin deri në 28°. Në Nju Jork do të mbajë vranësira me temperaturë 20°.
Protestat kundër pedofilisë dhe krimeve ndaj fëmijëve do të mbahen para gjykatave në Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas dhe Stara Zagora. Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është krijimi i një regjistri publik të pedofilëve dhe dënime më të rrepta..
Nëse Bullgaria arrin të zbatojë projektin e përgatitur për "Shën Kiriku dhe Julita", ishulli mund të bëhet pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të UNESCO-s. Këtë e bëri të ditur Nënpresidentja Ilijana Jotova në një takim në Sozopoll me..
Kryeministri Rosen Zheljazkov e përshkroi votën e mosbesimit ndaj qeverisë mbi politikën e saj të jashtme, që po debatohet aktualisht në Kuvendin Popullor, si një përpjekje për të mbjellë mosmarrëveshje midis partive në koalicionin qeverisës. “Ky..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..